temperaturat e larta msh rekomandon masa mbrojtese per punetoret 68667407c0db1

​Temperaturat e larta: MSH rekomandon masa mbrojtëse për punëtorët

July 3, 2025
min lexim

Ministria e Shëndetësisë ka rekomanduar që institucionet publike dhe private të zbatojnë masa mbrojtëse për mbrojtjen e punëtorëve nga temperaturat e larta, për periudhën 3 deri më 10 korrik.

“Temperaturat e larta ndikojnë negativisht në shëndetin e njeriut, veçanërisht tek grupet më të ndjeshme të shoqërisë, si: fëmijët, të moshuarit, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike, si dhe punëtorët që punojnë në ambiente të hapura apo në kushte pune me temperatura të larta”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë, bazuar në rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Rekomandimet:

1.1 Të përshtatin oraret e punës për të punësuarit e tyre dhe sipas mundësive të aplikohet orar fleksibël të punës që nënkupton lejimin e punëtorëve që të fillojnë punën më herët në mëngjes ose të punojnë nga shtëpia nëse ka mundësi;

1.2 Shtatzënat të lirohen nga puna gjatë orëve të pikut të nxehtësisë, ose të punojnë nga shtëpia;

1.3 Personat më sëmundje kronike dhe me gjendje shëndetësore të rënduar, të lejohen të punojnë nga shtëpia;

1.4 Të sigurohet ajrosja e mjaftueshme në vendet e punës të mbyllura;

1.5 Të vendosen pika freskimi (përdorim i çadrave të lëvizshme dhe materialeve të tjera për të krijuar hije apo zona freskimi) në vend-punishtet e hapura për freskim të punëtorëve dhe të sigurohet qasje në ujë të ftohtë për punëtorët;

1.6 Të shpërndahen informacione përmes burimeve të informimit për qytetarët për mënyrat e mbrojtjes nga nxehtësia;

1.7 Ata që merren me punët në bujqësi, të planifikojnë zhvillimin e punëve të tyre në mëngjes herët ose pasdite vonë për të shmangur ekspozimin në nxehtësinë e madhe.

1.8 Institucionet private po ashtu këshillohen që të marrin në konsideratë këto rekomandime nga IKSHPK

Ministria gjithashtu rekomandon masat mbrojtëse ndaj ekspozimeve në temperaturat e larta për qytetarët.

5.1. Të shmanget qëndrimi në ambientin e jashtëm në pikun e nxehtësisë;

5.2 Të konsumohet ujë për tu mbrojtur nga dehidrimi dhe të shmangen pijet e gazuara;

5.3 Të përdoren kapelë dhe syze mbrojtëse nga dielli kur qëndrohet jashtë;

5.4 Mos të lihen fëmijët vetëm në veturë deri sa prindërit/kujdestarët kryejnë ndonjë punë;

5.5 Të kontaktohen rregullisht të afërmit e moshuar ose me sëmundje kronike për të konfirmuar nevojat shëndetësore të tyre;

6. Vendimi hyn në fuqi fillon të zbatohet prej 3 deri në 10 korrik 2025;

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ligji per perfaqesim te drejte moment historik gjithcka po ndryshon ne administraten shteterore 686670475a26e
Lajmi i mëparshëm

Ligji për përfaqësim të drejtë moment “historik”? Gjithçka po ndryshon në administratën shtetërore!

nuk eshte peshk eshte melinda 686674f81837a
Lajmi i radhës

Nuk është peshk, është Melinda

Të fundit nga

Luana zbulon asetet, pak më shumë se që duhet

Luana Vjollca ka një trup perfekt. Moderatorja ka publikuar disa fotografi me bikini dhe duket më e nxehtë se kurrë. Duuke përshkruar dhe ndërruar pozat e saj, aksidentalisht Luana ka nxjerrur thithkat
ShkoLartë