lidh kryeqytetin me veriun e vendit demtohet ura e matit shkak inertet 69acb3a211a56

Lidh kryeqytetin me veriun e vendit, dëmtohet ura e Matit, shkak inertet

March 8, 2026
1 minut lexim

Ura mbi lumin Mat në aksin Lezhë–Milot ka pësuar dëmtime. Kjo është ura e tretë me dëmtime të rënda pas urës së Zogut, monument kulture i kategorisë së parë, si dhe urës në aksin e vjetër Lezhë–Milot, e cila vijon të jetë e bllokuar që prej korrikut të vitit të kaluar.

Rëndësia e urës automobilistike te Matit, është edhe më e madhe pasi ajo është aktualisht e vetmja lidhje funksionale që bashkon Milotin me Lezhën, Shkodrën. Po kështu shërben edhe si korridor drejt kufirit me Malin e Zi.

Eksperti i mjedisit Jak Gjini thekson se ndërhyrjet e pakontrolluara në shtratin e lumit kanë sjellë pasoja të rënda ndaj kërkohet ndërhyrje e menjëhershme nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.

“Së pari duhet të merren masa për shkaktarët. Pra të kontrollohet sasia e inerteve që merren në lumë dhe më pas hapi i dytë është vendosja e pritave lumore”, tha Gjini.

Ura ka një gjatësi rreth 300 metra dhe është ndërtuar në vitin 2002 me mbështetjen e qeverisë italiane.

Që prej ndërtimit të saj nuk janë kryer ndërhyrje të rëndësishme për mbrojtjen nga erozioni apo për forcimin e këmbëve mbajtëse, ndërsa shfrytëzimi i lumit për inerte ka vijuar për vite me radhë.

Mësohet se në shtratin e lumit Mat operojnë 40 firma që nxjerrin inerte, shumë prej tyre pa leje të rregullta shfrytëzimi.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

trump pershendet arkivolet e ushtareve amerikane te vrare ne luften kunder iranit 69acb2122e72c
Lajmi i mëparshëm

Trump përshëndet arkivolet e ushtarëve amerikanë të vrarë në luftën kundër Iranit

fsk ndez flakadanin ne kazermen adem jashari ne permbyllje te shenimit te 28 vjetorit te epopese se uck se 69acb419b5b6c
Lajmi i radhës

FSK ndez flakadanin në kazermën “Adem Jashari” në përmbyllje të shënimit të 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Të fundit nga

ShkoLartë