lewandowski me guardiolen e kuptova futbollin ndryshe 69aab8a258455

Lewandowski: Me Guardiolën e kuptova futbollin ndryshe

March 6, 2026
1 minut lexim

Sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski, ka folur për ndikimin e madh që ka pasur në karrierën e tij trajneri spanjoll Pep Guardiola.

Në një intervistë të gjatë për Sky Sports, sulmuesi polak tregoi se pikërisht nën drejtimin e Guardiolës filloi ta kuptonte futbollin në një mënyrë krejt tjetër.

Lewandowski kujtoi periudhën kur u transferua te Bayerni në vitin 2014, kohë kur Guardiola ishte trajner i skuadrës bavareze. Sipas tij, tekniku katalanas kishte një mënyrë shumë të veçantë për ta parë futbollin, sidomos rolin e sulmuesit qendror.

“Me Guardiolën fillova ta kuptoja futbollin ndryshe. Ai më kërkoi të mendoja ndryshe në fushë dhe të mos bëja gjithmonë atë që pritet nga një sulmues”, u shpreh Lewandowski.

Futbollisti 37-vjeçar kritikoi edhe mënyrën se si sot trajnohen të rinjtë në akademitë e futbollit. Sipas tij, shumë lojtarë po dalin shumë të ngjashëm me njëri-tjetrin, pasi sistemi i formimit funksionon si një “fabrikë”.

“Sot futbolli mësohet si një proces ‘kopjo dhe ngjit’. Kjo nuk funksionon për një sulmues të madh. Ky është një rol i veçantë dhe duhet të mendosh ndryshe nga të tjerët”, theksoi ai.

Lewandowski shtoi se për një sulmues nuk mjaftojnë vetëm aftësitë teknike, por mbi të gjitha mentaliteti dhe instinkti. Sipas tij, një sulmues duhet të ketë ndjesinë për të parashikuar se ku do të shkojë topi dhe ku duhet të lëvizë në fushë.

“Vetëm ti në fushë mund ta ndiesh se ku do të shkojë topi. Duhet të kesh atë ndjesi dhe guxim për të menduar ndryshe”, përfundoi sulmuesi i Barcelonës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

pse dj dagz mendon qe bbva 1 ishte edicioni me i bukur 69aab1d60c919
Lajmi i mëparshëm

Pse Dj Dagz mendon që BBVA-1 ishte edicioni më i bukur

macron franca nuk deshiron lufte ne lindjen e mesme nuk do te perfshihemi ne konflikt 69aab9560379d
Lajmi i radhës

Macron: Franca nuk dëshiron luftë në Lindjen e Mesme, nuk do të përfshihemi në konflikt

Të fundit nga

ShkoLartë