levizi me makine ne trotuar dhe e publikoi videon ne tiktok ndeshkohet me 60 mije leke gjobe 6abb6def65813

Lëvizi me makinë në trotuar dhe e publikoi videon në TikTok, ndëshkohet me 60 mijë lekë gjobë

September 29, 2026
1 minut lexim

Një drejtues automjeti është ndëshkuar me 60 mijë lekë gjobë dhe i është tërhequr leja e qarkullimit, pasi lëvizi me makinë në trotuar në qytetin e Beratit.

Policia e identifikoi shtetasin I.L pas publikimit të videos në rrjetin social “TikTok”, ndërsa nga verifikimi rezultoi se automjeti ishte pa kontroll teknik dhe pa siguracion.

Njoftimi i Policisë:

Lëvizi me automjet, në trotuar, në qytet, ndëshkohet me masë administrative 60 000 lekë dhe i tërhiqet leja e qarkullimit.

Pas publikimit në rrjetin social “TikTok”, të një videoje në të cilën shfaqej një automjet që lëvizte në trotuar, në një rrugë në qytetin e Beratit, duke rrezikuar jetën dhe sigurinë e qytetarëve, shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Berat kryen veprimet hetimore për identifikimin e drejtuesit të automjetit.

Në përfundim të veprimeve, u identifikua drejtuesi i automjetit, shtetasi I. L., i cili u shoqërua në Komisariat, ku u kryen veprimet e mëtejshme procedurale.

Në përfundim, shtetasi I. L. u ndëshkua me masë administrative 60 000 lekë, si dhe iu tërhoq leja e qarkullimit, pasi nga kontrolli i dokumentacionit të automjetit, rezultoi pa kontroll teknik dhe pa siguracion.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat falënderon qytetarët për kontributin e tyre në evidentimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor dhe i fton ata të vijojnë të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë, në numrin 112.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dogana konfiskon 876 kg duhan dhe 118 mije cigare ne prizren pamjet 6abb6d7589e24
Lajmi i mëparshëm

Dogana konfiskon 876 kg duhan dhe 118 mijë cigare në Prizren – pamjet

izraeli vret komandantin e larte te hamasit gjate sulmeve ne gaza 6abb6e5ab8e24
Lajmi i radhës

Izraeli vret komandantin e lartë të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza

Të fundit nga

ShkoLartë