leternjoftimet dhe patente shoferet do ti kemi ne telefon nga e enjtja 6adf43d762afb

Letërnjoftimet dhe patentë-shoferët do t’i kemi në telefon nga e enjtja

October 26, 2026
1 minut lexim
5e7d76d7 08a4 4695 995a f17f32518d77

Qytetarët në Maqedoninë e Veriut nga e enjtja do të mund t’i përdorin letërnjoftimet dhe patentë-shoferët përmes telefonit mobil, me hyrjen në përdorim të portofolit elektronik. Aplikacioni do të prezantohet zyrtarisht të mërkurën, më 28 tetor.

Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, tha se aplikacioni është i sigurt dhe u mundëson qytetarëve të zgjedhin se cilat të dhëna personale dëshirojnë të ndajnë.

Identifikimi do të bëhet përmes një kodi QR njëpërdorimësh, i cili skadon pas 10 deri në 15 sekondash. Kështu, qytetarët do të mund të ndajnë vetëm informacionet e nevojshme, pa zbuluar të gjitha të dhënat nga dokumentet e tyre.

Sipas ministrit, ky është hapi i parë drejt krijimit të një portofoli digjital evropian, me synimin që në të ardhmen të përfshihen edhe shërbime dhe dokumente të tjera.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zyrtaret e trump mbeshtesin kandidaturen e orban per sekretar te pergjithshem te okb se 6adf43786dc50
Lajmi i mëparshëm

Zyrtarët e Trump mbështesin kandidaturën e Orban për sekretar të përgjithshëm të OKB-së

shokuese tmerr ndjese paste arlinda aktori shkumbin istrefi reagon i indinjuar per neglizhencen e organeve te drejtesise 6adf43da957d1
Lajmi i radhës

“Shokuese, tmerr, ndjesë pastë Arlinda”, aktori Shkumbin Istrefi reagon i indinjuar për neglizhencën e organeve të drejtësisë

Të fundit nga

ShkoLartë