Përplasja mes Rike Roçit dhe Meriton Mjekiqit është rikthyer në vëmendje në media dhe rrjete sociale.
Situata duket se nisi nga mungesa e Meritonit në premierën e filmit ADN, ku ai interpreton përkrah Rikës, si edhe aktorëve Erjola Doçi, Jul Deda dhe Azem Gagica.
Së fundmi, Meritoni është parë në premierën e një filmi tjetër në Prishtinë, me pjesëmarrjen e Luana Vjollca, Nik Xhelilaj dhe Olsi Bylyku, një veprim që duket se ka shtuar edhe më shumë aludimet për tension mes tij dhe Rikes.
Në një reagim në “InstaStory”, Rike Roçi ka publikuar një shkrim me tone të forta, ku pa përmendur emra, duket se thumbon drejtpërdrejt Meritonin. Në mesazhin e saj, ajo kritikon faktin që dikush nuk merr pjesë në premierën e filmit ku është vetë pjesë, por shfaqet në premierat e të tjerëve, duke përdorur etiketime fyese.
“Ka njerëz që te filmi ku kanë luajtur vetë nuk shkojnë në premierë, sidomos në vendin e vet. Ndërsa shkojnë në premierat e filmave të të tjerëve si lëpirsa. Lëpirësa keni me mbet gjithë jetën”, shkruan ajo.
Deklarata e saj ka ndezur menjëherë rrjetin, duke nxitur komente të shumta dhe duke rikthyer në fokus marrëdhënien mes dy protagonistëve. Deri më tani, Meritoni nuk ka reaguar publikisht ndaj këtyre deklaratave.
Mungesa e Meriton Mjekiqit, një prej figurave më të dukshme të kastit të filmit që Rike Roçi dhe Erjola Doçi bënë u vu re menjëherë.
Meritoni nuk ishte i pranishëm në tapetin e kuq dhe as në salla gjatë shfaqjes së filmit, edhe në premierën e filmit në Kosovë, gjë që ngjalli menjëherë pikëpyetje rreth arsyeve të mosprezencës së tij.
Më shumë se kaq, ai nuk ka ndarë asnjë postim apo reagim në rrjetet sociale në lidhje me premierën, ndryshe nga bashkëprotagonistët e tjerë që ndanë momente, fotografi dhe emocione nga ngjarja.
Kjo ka shtuar edhe më shumë misterin rreth raportit të tij aktual me projektin. Por duket se përplasjet e nisura gjatë xhirimit të filmit, kanë sjellë këtë mungesë. E tashmë që moderatori Kosovar është rikthyer në tapetin e kuq, ka ndezur edhe njëherë reagimin e ashpër të Rikes./ Panorama Plus
Burimi: botasot.info


