lela seferi me nje page mesatare nuk do te mund te jetoja 6af09f9e46fd8

Lela Seferi: Me një pagë mesatare nuk do të mund të jetoja

November 8, 2026
1 minut lexim

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Lela Seferi, ka ndarë mendimet për mundësitë financiare që ofron puna në rrjetet sociale, duke treguar se një pagë mesatare nuk do t’i mjaftonte për të përballuar mënyrën e saj të jetesës.

Ajo shpjegoi se arsyeja nuk lidhet me mungesën e aftësisë për të kursyer, por me faktin se dëshiron të ketë mundësi financiare edhe për t’i mbështetur njerëzit e saj të afërt.

Lela tregoi se për të është e rëndësishme të mos kujdeset vetëm për nevojat personale, por të jetë në gjendje t’u dalë në ndihmë edhe personave që ka përreth.

“Me një pagë mesatare, nuk kisha mujtë edhe me jetu për veti edhe me ju ndihmu personave rreth meje”, u shpreh ajo.

Një tjetër temë e diskutimit ishte paragjykimi ndaj vajzave që sigurojnë të ardhura përmes platformave sociale.

E pyetur nëse ato gjykohen më shumë sesa gratë që punojnë në zyra, ish-banorja u përgjigj pozitivisht.

Ajo theksoi se krijimi i përmbajtjeve dhe reklamimi i produkteve nuk është një punë aq e lehtë sa mund të mendohet, pasi kërkon ekspozimin e imazhit personal dhe vënien e vetes në shërbim të fushatave të marketingut.

Sipas saj, të ardhurat që përfitojnë këto vajza janë rezultat i punës dhe angazhimit të tyre, ndonëse kjo mënyrë e të fituarit ende shoqërohet me paragjykime.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

e kercenonte me publikimin e videove intime per ta detyruar te behej partnerja e tij 6af09f9ce2e71
Lajmi i mëparshëm

E kërcënonte me publikimin e videove intime për ta detyruar të bëhej partnerja e tij

Të fundit nga

​Treni përmbytet në Egjipt

Katër persona kanë humbur jetën dhe 88 të tjerë janë lënduar sot pasi disa vagonë të një treni pasagjerësh dolën nga binarët dhe u përmbysën në provincën Giza të Egjiptit, njoftoi Ministria

​Dita kur arabët morën Egjiptin

Egjipti është një vend në udhëkryqin e kontinenteve që ka pasur rëndësi të madhe gjatë gjithë historisë për shkak të vendndodhjes së tij, por edhe për shkak të potencialit të tij. Si
ShkoLartë