Një 26-vjeçar nga Koçani është denoncuar penalisht për përndjekje dhe shantazh ndaj një gruaje 33-vjeçare, të cilën e kishte ndjekur për rreth tre muaj.
Sipas policisë, K.M. e kërcënonte gruan se do të publikonte fotografi dhe video eksplicite, të cilat i kishte realizuar fshehurazi, nëse ajo nuk pranonte të krijonte lidhje dashurie me të.
Rasti është dokumentuar nga Njësia e Jashtme për Punë Kriminalistike në Vinicë, e cila ka ngritur kallëzim penal ndaj 26-vjeçarit për veprën penale „përndjekje“.
Burimi: lajmpress.org



