leipzig u ngjitet serish ne vendin e dyte 690645b8a3ab6

Leipzig-u ngjitet sërish në vendin e dytë

November 1, 2025
1 minut lexim

Pasditja e sotme në Bundesliga solli rezultate të rëndësishme, veçanërisht për skuadrat që garojnë në Europë.

Eintracht Frankfurti dhe Mainzi nuk shkuan më shumë se barazimi, duke zhgënjyer përballë rivalëve më të dobët në letër.

Eintracht u ndal 1:1 në fushën e Heidenheim-it, skuadra e fundit në renditje:

Edhe Mainzi u mjaftua me një pikë ndaj Werder Bremenit, me ndeshjen që përfundoi 1:1.

Widmer shënoi për Mainzin në minutën e 36-të, por Stage barazoi në minutën e 86-të, duke lënë vendasit të pakënaqur pas një ndeshjeje ku dominuan pjesërisht lojën.

Ndërkohë, Leipzigu rikthehet në vendin e dytë, duke fituar 3-1 ndaj Stuttgartit.

Fillimisht një autogol i Chabot i dha epërsinë Leipzigut para pushimit, më pas Diomande dhe Romulo Cardoso vulosën suksesin, ndërsa Tomas shënoi golin e vetëm për miqtë.

Fitore të thellë regjistroi Borussia Mönchengladbach, që triumfoi 4-0 në fushën e St. Paulit, me Tabakovic protagonist me ‘dopietë’. Ndeshja mes Union Berlinit dhe Freiburgut u mbyll pa gola.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

manastirliu mbeshtetja e grave sipermarrese prioritet per zhvillimin ekonomik e social te tiranes 690645551aded
Lajmi i mëparshëm

Manastirliu: Mbështetja e grave sipërmarrëse, prioritet për zhvillimin ekonomik e social të Tiranës

avni arifi njohja e sirise eshte tronditje gjeopolitike per kampin ruso serb 690645c001e34
Lajmi i radhës

Avni Arifi: Njohja e Sirisë është tronditje gjeopolitike për kampin ruso-serb

Të fundit nga

ShkoLartë