legjenda e barcelones i kunderpergjigjet raphinhas nuk ankoheni kur fitoni 20 milione euro ne vit 6863041f8e420

Legjenda e Barcelonës i kundërpërgjigjet Raphinhas: Nuk ankoheni kur fitoni 20 milionë euro në vit

June 30, 2025
1 minut lexim

Legjenda e Barcelonës dhe fituesi i Topit të Artë në vitin 1994, Hristo Stoichkov, ka mbrojtur formatin e ri të Kupës së Botës për Klube dhe i është kundërpërgjigjur ashpër Raphinhas. 

Braziliani së fundmi kritikoi turneun për ndërhyrje në pushimet e lojtarëve. Duke folur për MARCA dhe El Mundo, Stoichkov u përgjigj me sinqeritetin që e karakterizon. 

“Nuk ankohen kur fitojnë 20 milionë euro në vit. Atëherë janë të lumtur që luajnë një herë në javë, pa Copa del Rey, pa FA Cup, pa Carabao Cup. Të gjitha këto kupa që tani papritur nuk kanë më rëndësi”. 

“Disa vite më parë, këto gara kishin kuptim, ndoshta sepse skuadrat ende luftonin për vende në Evropë”. 

“Tani Spanja, Anglia dhe Italia kanë secila nga gjashtë vende në Ligën e Kampionëve. Për çfarë po ankohen? Nuk e kuptoj”, ka thënë Stoichkiv. 

Raphinha kishte shprehur zhgënjimin e tij për ngarkesën në rritje të lojtarëve, duke thënë se është e padrejtë që ata të sakrifikojnë pushimet verore për një tjetër turne. 

Por Stoichkov hodhi poshtë këtë kritikë në mënyrë të prerë. 

“Vitin tjetër është Kupa e Botës për kombëtaret, dhe Raphinha do të luajë në të. Njerëzit harrojnë. Edhe unë kam luajtur në një nga këto turne. Duhet të qetësohen”. 

“Ky turne bashkon kultura dhe ekipe nga e gjithë bota. Është një garë serioze ku talentët e rinj mund të shkëlqejnë. Njerëzit duhet ta respektojnë”, përfundoi ai.

Burimi: botasot.info

EVN MACEDONIA

VERO JUMBO MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zjarr prane vendgrumbullimit te mbetjeve ne narte te vlores zjarrfikeset ne vendin e ngjarjes 686303a809492
Lajmi i mëparshëm

Zjarr pranë vendgrumbullimit të mbetjeve në Nartë të Vlorës, zjarrfikëset në vendin e ngjarjes

serbi ne veri kunder listes serbe kam presion por 68630422cf323
Lajmi i radhës

Serbi në veri kundër Listës Serbe: Kam presion por…

Të fundit nga

ShkoLartë