ledina celo terhiqet nga juria e albanias got talent 69037392e1480

Ledina Çelo tërhiqet nga juria e “Albania’s Got Talent”

October 30, 2025
1 minut lexim

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ledina Çelo, ka bërë të ditur se është tërhequr nga juria e spektaklit të njohur televiziv “Albania’s Got Talent”.

Lajmin e ka ndarë vetë artistja përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ku ka shpjeguar se arsyeja e largimit janë motive personale.

Në njoftimin e saj, Çelo ka shkruar: “Me keqardhje, për arsye personale jam tërhequr nga juria e ‘Albania’s Got Talent’”.

“Ruaj kujtimet më të bukura me publikun, stafin dhe kolegët e mi”, shtoi mes tjerash.

Postimi është pritur me shumë reagime nga ndjekësit dhe fansat, të cilët i kanë shprehur mbështetje dhe mirënjohje për energjinë e sjellë në këtë format.

Çelo ishte një prej anëtareve të jurisë që nga nisja e këtij sezoni të ri të “Albania’s Got Talent”.

Në jurinë e spektaklit, përveç Ledinës, bëjnë pjesë edhe Adelina Ismaili, Agron Llakaj dhe Kastro Zizo.

Megjithatë, pas largimit të Çelos, ende nuk është bërë e ditur se kush do ta zëvendësojë atë në jurinë e spektaklit.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

energjia diellore shpeton miliarda euro per gjermanet 69037188a262a
Lajmi i mëparshëm

Energjia diellore shpëton miliarda euro për gjermanët

i dogji dy makina xhaxhait te tij arrestohet 30 vjecari 6903863651dcc
Lajmi i radhës

I dogji dy makina xhaxhait të tij, arrestohet 30-vjeçari!

Të fundit nga

A u mashtrua nga menaxheri? Flet Nora Istrefi

Gjatë ditës së djeshme kanë qarkulluar në disa media raportime lidhur me një koncert të Nora Istrefit të planifikuar në Chicago, ku janë ngritur pikëpyetje rreth organizimit të tij dhe disa pagesave të
ShkoLartë