ldk refuzoi ta votoje projektligjin per specialen asambleisti i saj ne obiliq jep doreheqje nga partia 6ac3aad42fea7

LDK refuzoi ta votojë Projektligjin për Specialen, asambleisti i saj në Obiliq jep dorëheqje nga partia

October 5, 2026
1 minut lexim

Asambleisti i LDK-së në Kuvendin Komunal të Obiliqit, Labinot Mirena, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha strukturat e partisë, pas qëndrimit të grupit parlamentar të LDK-së për projektligjin që parasheh ndryshime në ligjin për Gjykatën Speciale.

Mirena ka thënë se nuk pajtohet me vendimin e LDK-së për të mos e votuar projektligjin, duke e cilësuar këtë çështje si një dallim parimor dhe personal.

“Ky vendim shpreh mospajtimin tim të thellë me qëndrimin e LDK-së ndaj krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Për mua, kjo nuk është vetëm çështje politike apo partiake, por çështje parimesh dhe bindjesh personale, mbi të cilat nuk mund të bëj kompromis”, ka shkruar Mirena.

Ai ka bërë të ditur se mandatin e tij në Kuvendin Komunal të Obiliqit do ta vazhdojë si asambleist i pavarur.

Mirena ka theksuar se qëndrimi i LDK-së për këtë çështje bie ndesh me vlerat dhe bindjet që ai përfaqëson.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

arrestime te reja ne lotarine shteterore dy persona dyshohen per pervetesimin e 80 milione denareve 6ac39451bc0e5
Lajmi i mëparshëm

Arrestime të reja në Lotarinë Shtetërore, dy persona dyshohen për përvetësimin e 80 milionë denarëve

begaj per magjistratet e rinj integritet dhe pavaresi per te rikthyer besimin e qytetareve 6ac3ab53a6e18
Lajmi i radhës

Begaj për magjistratët e rinj: Integritet dhe pavarësi për të rikthyer besimin e qytetarëve

Të fundit nga

ShkoLartë