begaj per magjistratet e rinj integritet dhe pavaresi per te rikthyer besimin e qytetareve 6ac3ab53a6e18

Begaj për magjistratët e rinj: Integritet dhe pavarësi për të rikthyer besimin e qytetarëve

October 5, 2026
1 minut lexim

Integriteti, profesionalizmi dhe pavarësia e gjyqësorit janë sfidat kryesore për brezin e ri të magjistratëve.

Në ceremoninë e hapjes së vitit të ri akademik në Shkollën e Magjistraturës, Presidenti Bajram Begaj tha se ata që hyjnë sot në sistemin e drejtësisë kanë një përgjegjësi historike për konsolidimin e reformës në drejtësi dhe për rikthimin e besimit të qytetarëve.

“Brezi juaj ka një përparësi historike: ju po hyni në sistemin e drejtësisë që reforma ndërtoi. Ju, me integritetin dhe profesionalizmin tuaj, do të bëni që ky sistem të funksionojë me efektivitet.”, u shpreh Begaj.

Kreu i Shtetit vlerësoi se reforma në drejtësi ka hyrë tashmë në fazën e rezultateve konkrete, duke veçuar përfundimin e procesit të vetingut dhe konsolidimin e institucioneve të reja. Sipas tij, hetimi dhe gjykimi i personave me pushtet politik, ekonomik apo shoqëror tashmë janë bërë pjesë e një realiteti të ri në luftën kundër pandëshkueshmërisë.

Në fokus, sipas Presidentit, mbetet edhe pavarësia e gjyqësorit, e cila duhet të shoqërohet me vendimmarrje cilësore, por edhe në kohë, veçanërisht në kushtet e procesit të integrimit evropian.“Pavarësia e drejtësisë nënkupton një pushtet të pavarur nga pushtetet e tjera, një drejtësi të pandikuar nga çdo interes, një drejtësi që i nënshtrohet vetëm ligjit dhe askujt tjetër”, tha Begaj.

Presidenti iu kërkoi magjistratëve të rinj ta ushtrojnë detyrën me integritet, kurajë dhe përkushtim, duke e konsideruar besimin e publikut si aset thelbësor të drejtësisë dhe si një detyrim ndaj qytetarëve.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ldk refuzoi ta votoje projektligjin per specialen asambleisti i saj ne obiliq jep doreheqje nga partia 6ac3aad42fea7
Lajmi i mëparshëm

LDK refuzoi ta votojë Projektligjin për Specialen, asambleisti i saj në Obiliq jep dorëheqje nga partia

rusia dhe lindja e mesme ne fokus te turneut evropian te rubios 6ac3abb50a171
Lajmi i radhës

Rusia dhe Lindja e Mesme në fokus të turneut evropian të Rubios

Të fundit nga

ShkoLartë