Ish-deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka komentuar rezultatin zgjedhor të LDK-së.
Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka thënë se rezultati i arritur prej 13 në 16% është shumë dobët.
“Na u tha se “bashkimi i madh” do ta kthente fitoren në realitet.
Ndërkohë, në terren u krijuan ndarje, u anashkaluan aktivistë që e kanë mbajtur partinë në ditët më të vështira dhe u ushqye ideja se disa janë më të rëndësishëm se të tjerët. Mbi të gjitha i lënduat ata që qëndruan fuqishëm për dekada me radhë”, ka shkruar ndër të tjera ajo.
Burimi: botasot.info


