lautaro ndaj liverpoolit humbem per shkak te gjyqtarit 693bc694cf882

​Lautaro: Ndaj Liverpoolit humbëm për shkak të gjyqtarit

December 12, 2025
min lexim

Lautaro Martinez ka folur hapur për momentin e tij te Interi, për objektivat e klubit dhe zhgënjimin pas humbjes ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve. Kapiteni i Nerazzurrëve, i nderuar nga Gazzetta dello Sport me çmimin “Performanca e Vitit 2025”, tha se Interi është bërë shtëpia e tij dhe se ai ndihet i lidhur me klubin njësoj si Javier Zanetti.

Ai theksoi se skuadra ishte e zhgënjyer pas humbjes me Liverpoolin, duke e cilësuar ndeshjen të vendosur nga një gabim arbitrar. Lautaro u shpreh se nëse çdo mbajtje do të konsiderohej penallti, atëherë ndeshjet nuk do të zhvilloheshin normalisht. Ai shtoi se skuadra tashmë e ka lënë pas atë ndalesë dhe po punon për t’u ngritur.

“Pas humbjes kundër Liverpoolit, jemi të zhgënjyer, por jo të zemëruar. Sepse nëse humbet për shkak të gabimit të një gjyqtari, nuk ka shumë gjëra që mund të bësh. Na vjen keq që i hodhëm të gjitha për shkak të një padrejtësie. Nëse do të jepeshin penallti për çdo faull mbajtës, ndeshja nuk do të luhej kurrë.”, tha argjentinasi.

Sulmuesi foli edhe për formën e tij, duke thënë se nuk mendon se ka qenë ndonjëherë më mirë, falë punës së përditshme dhe seriozitetit në stërvitje. Ai u shpreh krenar për çmimet personale, duke kujtuar vështirësitë e fëmijërisë dhe mbështetjen e familjes.

Martinez tha se kritikat nuk e shqetësojnë më si më parë falë ndihmës së një psikologu, i cili e ka ndihmuar të menaxhojë presionin dhe sulmet që vijnë nga jashtë.

Sa i përket garës për titull, ai përmendi Milanin, Napolin dhe Romën e Gasperinit si kundërshtarë direkt, duke përjashtuar Juventusin. Ai theksoi se nuk zgjedh mes Scudettos dhe Ligës së Kampionëve, sepse Interi synon të shkojë deri në fund në të gjitha garat.

Sulmuesi argjentinas lavdëroi të rinjtë Pio Esposito dhe Bonny, duke thënë se të dy po rriten dhe mund të bëhen figura të rëndësishme për Interin.

Në fund, Lautaro u shpreh i qartë për të ardhmen e tij, ai sapo ka firmosur kontratë të re dhe së bashku me familjen ndihet i lumtur në Milano, duke shtuar se e sheh veten te Interi për jetë, njësoj si legjenda Zanetti.

“Si Zanetti? Sigurisht. Unë dhe familja ime jemi shumë të lumtur këtu; kemi hedhur rrënjë në Milano. Sapo nënshkrova një kontratë të re, kështu që nuk kam arsye të largohem.”, theksoi në fund Lautaro.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shqiperi miratohet buxheti i 2026 i parashikuar 8 8 miliarde euro me 81 vota pro 693bc63dab729
Lajmi i mëparshëm

Shqipëri: Miratohet buxheti i 2026, i parashikuar 8.8 miliardë euro me 81 vota pro

emrat aksion i policise ne fushe kuqe arrestohen dy persona ne kerkim nga spak sekuestrohen arme zjarri 693bc743e8e01
Lajmi i radhës

Emrat/ Aksion i policisë në Fushë-Kuqe, arrestohen dy persona në kërkim nga SPAK, sekuestrohen armë zjarri

Të fundit nga

ShkoLartë