largohet pas 12 vitesh nga barcelona 6970bad41b098

Largohet pas 12 vitesh nga Barcelona

January 21, 2026
1 minut lexim

Mark Andre ter Shtegen është zyrtarisht porieri i Gironës duke i dhënë fund qëndrimit 12-vjeçar te Barcelona. Ky transferim i jep fund situatës midis klubit blaugrana dhe lojtarit, e cila u përkeqësua verën e kaluar, pasi klubi nënshkroi Joan Garsian.

“Sot është dita ime e fundit e këtij sezoni me shokët e ekipit dhe stafin e trajnerëve të Barcelonës, ​​dhe sinqerisht kam ndjenja të përziera.

Tani për tani, më vijnë në mendje shumë kujtime dhe emocione. Për gati 12 vjet, ky klub, dhe veçanërisht kjo dhomë zhveshjeje, ka qenë shtëpia ime. Një vend ku jam rritur si lojtar dhe si person, dhe ku kam jetuar momente të paharrueshme.

Ndihem thellësisht mirënjohës dhe krenar. E dua këtë klub, këtë qytet dhe këtë vend. Mbaj brenda meje një ndjenjë që nuk do të zbehet kurrë. Mbështetja juaj gjatë gjithë këtyre viteve ka qenë e pabesueshme, faleminderit nga thellësia e zemrës sime.

Dhomës së zhveshjes: faleminderit për kaq shumë vite të ndara, për jetën e përditshme së bashku, të qeshurat, betejat dhe respektin. Ju mbaj me vete.
Kam pasur nderin e madh të mbaj shiritin e kapitenit, diçka që do ta mbaj me vete përgjithmonë.

Tani udhëtimi im vazhdon në Katalonjë, dhe mezi pres atë që do të vijë. Të uroj gjithë të mirat për pjesën tjetër të sezonit dhe shpresoj të të shoh duke ngritur shumë trofe të tjerë.

Shihemi së shpejti.

Pak çaste më parë, klubi i La Ligas ka postuar një video në rrjetet sociale ku shihet portieri gjerman duke u takuar me pjesën tjetër të ekipit të ri, ai iu është bashkuar menjëherë në stërvitje:, ka shkruar Shtegen.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

aksident i rende ne aksin fier seman automjeti del nga rruga dhe perfundon ne kanal 6970ba7c7ba20
Lajmi i mëparshëm

Aksident i rëndë në aksin Fier-Seman/ Automjeti del nga rruga, dhe përfundon në kanal

cmontohet grupi kriminal ne tirane i forti i yzberishtit i denuar per vrasje dhe tre te tjere do shisnin kallashnikove ne fresk dhe tufine 6970bb870e787
Lajmi i radhës

“Çmontohet” grupi kriminal në Tiranë/ “I forti” i Yzberishtit i dënuar për vrasje dhe tre të tjerë do shisnin kallashnikovë në Fresk dhe Tufinë

Të fundit nga

Blerina Gjylameti, në krye të AKU

Blerina Gjylameti është emëruar në krye të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU). Ish-deputetja e Partisë Socialiste zëvendëson në këtë post Manush Kullollin. Gjylameti ka qenë deputete e Partisë Socialiste në Kuvendin e
ShkoLartë