largimi i lewas nga barcelona gjithnje e me i mundshem 697cca431b745

Largimi i Lewas nga Barcelona gjithnjë e më i mundshëm

January 30, 2026
1 minut lexim

Me 12 gola dhe 3 asistime në 25 ndeshje zyrtare këtë sezon, Robert Lewandowski vazhdon të mbetet një element i rëndësishëm për FC Barcelona.

Pavarësisht se po i afrohet moshës 38-vjeçare, sulmuesi polak ruan formë të shkëlqyer fizike dhe instinkt të jashtëzakonshëm për gol.

Megjithatë, qëndrimi i tij afatgjatë në “Camp Nou” duket gjithnjë e më i pasigurt. Në një prononcim për mediat, bashkëshortja e futbollistit, Ana Lewandowska, la të kuptohej se ky sezon mund të jetë i fundit i Lewandowskit me fanellën e Barcelonës.

“Do të shohim se si do të shkojë sezoni në Barcelonë këtë vit sepse, le të themi, ndoshta do të jetë i fundit i burrit tim këtu. Po përpiqemi të shijojmë çdo moment, çdo ndeshje me tifozët, sepse e dimë që një ditë kjo do të përfundojë,” është shprehur ajo.

E pyetur për destinacionin e ardhshëm të sulmuesit, Ana Lewandowska u tregua më e rezervuar, duke theksuar se ende nuk ka një vendim përfundimtar.

“Nuk e dimë se çfarë do të ndodhë më pas, por kjo është rruga e një atleti të madh dhe ne jemi të përgatitur për gjithçka,” shtoi ajo.

Sipas “Mundo Deportivo”, Barcelona planifikon të zhvillojë një takim me Lewandowskin në fund të muajit mars. Edhe pse klubi nuk e përjashton rinovimin e kontratës, një skenar i tillë do të ishte i mundur vetëm nëse sulmuesi pranon një ulje të ndjeshme të pagës dhe një rol më dytësor në skuadër.

Ndërkohë, klube nga Evropa, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Arabia Saudite po ndjekin nga afër situatën e sulmuesit polak.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gjesti thyen rekorde me kengen e tij te re memories 697cc3b8250c8
Lajmi i mëparshëm

Gjesti thyen rekorde me këngën e tij të re “Memories”

grupi i kontaktit per mbrojtjen e ukraines do te mblidhet ne seline e nato s 697ccb420d0e5
Lajmi i radhës

​Grupi i kontaktit për mbrojtjen e Ukrainës do të mblidhet në selinë e NATO-s

Të fundit nga

ShkoLartë