Skiatorja Lara Colturi zuri vendin e 6-të në sllallom të madh në Kupën e Botës në Kranjska Gora të Sllovenisë.
Ky është rezultati më i mirë sezonal për Lara Colturin në disiplinën sllallom të madh në Kupën e Botës.
“Kam flirtuar me podiumin në slalomim gjigant në garat e fundit. Ndihem mirë, jam në formë.
Mund të kisha bërë më mirë në zbritjen e dytë, por sërish jam e kënaqur me këtë rezultat, që është më i miri sezonal në sllallomin e madh.
Nuk është e lehtë ti menaxhosh të dyja disiplinat, por ne po punojmë për këtë. Camille Rast po bën shumë mirë në të dyja. Unë kam rezultatet e mia, po punoj fort dhe po rritem shumë.
Nesër do të përpiqem që të jap më të mirën në garën sllallom”, ka thënë mes të tjerash Lara Colturi.
Burimi: botasot.info


