lansohet sateliti i ri qe do te regjistroje token diten edhe naten 690ba8b0213ab

​Lansohet sateliti i ri që do të regjistrojë Tokën ditën edhe natën

November 5, 2025
1 minut lexim

Radari-vëzhgues operohet nga një qendër kontrolli dhe më vonë do të zëvendësojë satelitin e vjetër Sentinel si pjesë e programit Copernicus.

Ai do të jetë në gjendje të regjistrojë sipërfaqen e Tokës në të gjitha kushtet, ditën dhe natën, pavarësisht nga moti.

Kreu i qendrës së kontrollit të Agjencisë Hapësinore Evropiane (ESA) në Darmstadt të Gjermanisë, Josef Aschbacher, kujtoi se programi Copernicus lejon monitorimin e gjendjes së akullit, zhvillimit bujqësor, klimës dhe ndryshimeve klimatike, stuhive dhe përmbytjeve, dhe radari në anijen kozmike mund të depërtojë në re.

Ai shtoi se sonda, e cila kushton midis 200-300 milionë euro, mund të zbulojë ndryshime në Tokë deri në shkallën milimetrike nga një lartësi prej rreth 700 kilometrash.

Sonda garanton vazhdimësinë e të dhënave kritike për shërbimet e Copernicus, siç janë monitorimi i përmbytjeve, rrëshqitjeve të dheut, ndryshimeve në bujqësi ose monitorimi i detit.

Sentinel-1D duhet të përmirësojë më tej frekuencën dhe mbulimin e imazheve në bashkëpunim me Sentinel-1C të lansuar nga ESA në fund të vitit 2024. Sipas Katrin Molch, drejtuese e menaxhimit të misionit në ESA, Sentinel-1D është sateliti i dymbëdhjetë në orbitë si pjesë e programit Copernicus.

Kohëzgjatja nominale e misionit është shtatë vjet, dhe Molch tha se ajo dhe kolegët e saj shpresojnë ta arrijnë në dhjetë, raporton KosovaPress.

Copernicus është një projekt i përbashkët i Komisionit Evropian dhe ESA-së.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

plagoset me arme zjarri 30 vjecari ne bathore detajet e para 690ba884ee63d
Lajmi i mëparshëm

Plagoset me armë zjarri 30-vjeçari në Bathore, detajet e para

britaniku refuzon intervisten per pune sepse do te intervistohej nga ia 690ba8f330717
Lajmi i radhës

Britaniku refuzon intervistën për punë sepse do të intervistohej nga IA

Të fundit nga

Mediat botërore shpërthejnë pas incidentit

Incidenti mes Vinícius Júnior dhe Gianluca Prestiani në ndeshjen mes Benfica dhe Real Madrid në UEFA Champions League ka shkaktuar reagime të forta në mediat ndërkombëtare, të cilat e kanë cilësuar episodin
ShkoLartë