lamm komunikacioni ne mbare vendin zhvillohet pa pengesa 68ad55b26741f

LAMM: Komunikacioni në mbarë vendin zhvillohet pa pengesa

August 26, 2025
1 minut lexim

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur, megjithatë në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Burimi: lajme24.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shenjat e zakonshme te nje intervistuesi te keq qe duhet ti dini 68ad519246c4b
Lajmi i mëparshëm

Shenjat e zakonshme të një intervistuesi të keq që duhet t’i dini

Bujar Osmani Vicepremier 19 bg resize
Lajmi i radhës

Drita Beqiri: Bujar Osmani, kandidati për Çairin i cili turpërohet nga BDI-ja dhe nga e kaluara e tij politike

Të fundit nga

ShkoLartë