lamborghini po ndryshon planet per te prezantuar modelin e pare elektrik 68877e7af4058

Lamborghini po ndryshon planet për të prezantuar modelin e parë elektrik

July 28, 2025
1 minut lexim

Sipas informacioneve të fundit nga Sant’ Agata Bolognese, duket se modeli Lanzador i njoftuar më parë, i cili supozohej të ishte Lamborghini i parë elektrik, do të fuqizohet ende nga një sistem fuqie hibrid plug-in.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Lamborghini njoftoi se lansimi i versionit të prodhimit të modelit elektrik Lanzador, i cili supozohej të mbërrinte në skenë në vitin 2028, ishte shtyrë për në vitin 2029.

Arsyeja? Kërkesa e dobët për vetura elektrike me performancë të lartë.

Gjysmë viti më vonë, kreu i kompanisë së famshme italiane të veturave, Stephan Winkelmann, zbuloi se Lanzador (edicioni konceptual i të cilit u prezantua në vitin 2023) mund të mos jetë Lamborghini i parë elektrik, pasi të gjitha analizat kanë treguar se do të jetë shumë më interesant për klientët në kombinim me një sistem fuqie hibrid të përshtatshëm në të cilin motori me djegie të brendshme do të luajë një rol më të madh.

Ndoshta të udhëhequr nga filozofia e Ferrarit, sipas së cilës ata thonë se nuk kanë ndërmend të ndërtojnë vetura të pajisura vetëm me motorë elektrikë, Lamborghini i justifikon planet e reja për Lanzador hibrid me suksesin në treg të arritur kryesisht nga Urus hibrid i ridizenjuar i prezantuar më parë, motori i të cilit 4-litër biturbo V8 i kombinuar me një motor elektrik prodhon 800 kuaj fuqi.

“Vendimi përfundimtar nuk është marrë ende, por siç qëndrojnë gjërat tani, ne jemi më afër një Lanzador hibrid sesa një Lanzador elektrik, i cili në çdo rast përshtatet më mirë me filozofinë e Lamborghini”, tha Winkelmann.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

svecla falenderon zjarrfikesit u ben thirrje qytetareve per kujdes 68877d8dc05ec
Lajmi i mëparshëm

Sveçla falënderon zjarrfikësit, u bën thirrje qytetarëve për kujdes

cili ishte afati 50 ditor i trump per putinin 68877eb7ae489
Lajmi i radhës

Cili ishte afati 50-ditor i Trump për Putinin?

Të fundit nga

ShkoLartë