lamborghini del nga rruga ne autostraden kroate a1 dyshohet se po garonte me ferrari 6ada19986919e

Lamborghini del nga rruga në autostradën kroate A1, dyshohet se po garonte me Ferrari

October 22, 2026
1 minut lexim

Një automjet Lamborghini me targa britanike ka dalë nga rruga në autostradën kroate A1, në drejtim të Dubrovnikut, dhe ka përfunduar mbi barrierën mbrojtëse.

Sipas raportimeve, drejtuesi i automjetit po lëvizte me shpejtësi të madhe kur humbi kontrollin dhe doli nga rruga.

Në vendin e ngjarjes është vërejtur edhe një Ferrari, çka ka ngritur dyshimet se dy automjetet luksoze mund të kenë qenë duke garuar në autostradë.

Për fat të mirë, nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar.

Ndërkohë, Klubi Kroat i Automobilave (HAK) ka paralajmëruar drejtuesit e automjeteve se në disa segmente rrugët janë të rrëshqitshme. Shoferëve u bëhet thirrje që ta përshtatin shpejtësinë dhe mënyrën e drejtimit me kushtet e rrugës, për të shmangur aksidentet.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dita e 10 te e protestes protestuesit zhvendosen para kryeministrise 6ada195c59e08
Lajmi i mëparshëm

​Dita e 10-të e protestës: Protestuesit zhvendosen para Kryeministrisë

per here te pare ne shuto orizare valevitet flamuri kombetar shqiptar 6ada19f3a642b
Lajmi i radhës

Për herë të parë në Shuto Orizare valëvitet flamuri kombëtar shqiptar!

Të fundit nga

ShkoLartë