dita e 10 te e protestes protestuesit zhvendosen para kryeministrise 6ada195c59e08

​Dita e 10-të e protestës: Protestuesit zhvendosen para Kryeministrisë

October 22, 2026
1 minut lexim

Pas disa orësh proteste përpara Kuvendit, studentët, pedagogët dhe qytetarët kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, duke vijuar kundërshtimin ndaj qeverisë.

Marshimi po zhvillohet në mënyrë paqësore, ndërsa protestuesit brohorasin kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama.

Pas marshimit, pjesëmarrësit mblidhen përpara Kryeministrisë, ku më herët kryeministri Edi Rama u bëri thirrje për t’u ulur në dialog. Megjithatë, studentët e kanë refuzuar sërish ftesën e kreut të qeverisë.

Bojkoti i studentëve dhe pedagogëve ka vijuar edhe sot, në ditën e dhjetë të protestës, ku ato qëndruan disa orë para Parlamentit, në një kohë kur po zhvillohej seanca plenare. Punimet parlamentare u shoqëruan me tensione dhe përplasje fizike mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës, ndërsa protestuesit qëndruan përpara institucionit.

Pavarësisht tensioneve në Kuvend, marshimi i protestuesve po vijon në tone të qeta. Ndërkohë, forcat e policisë krijuan një kordon sigurie për të mbajtur situatën nën kontroll.

Në terren janë vendosur edhe autobotë me ujë, të cilët qëndrojnë në gatishmëri në rast të ndonjë përshkallëzimi të mundshëm të situatës.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gjykata speciale publikon vendimin per thacin ja cfare kerkoi mbrojtja dhe kur shpallet aktgjykimi 6ada190025147
Lajmi i mëparshëm

Gjykata Speciale publikon vendimin për Thaçin, ja çfarë kërkoi mbrojtja dhe kur shpallet aktgjykimi

lamborghini del nga rruga ne autostraden kroate a1 dyshohet se po garonte me ferrari 6ada19986919e
Lajmi i radhës

Lamborghini del nga rruga në autostradën kroate A1, dyshohet se po garonte me Ferrari

Të fundit nga

ShkoLartë