lamallari pret ne takim te ngarkuaren me pune te shba diskutuam per ecurine e zbatimit te reformes ne drejtesi 68d3bce3101aa

Lamallari pret në takim të Ngarkuarën me Punë të SHBA: Diskutuam për ecurinë e zbatimit të reformës në drejtësi

September 24, 2025
1 minut lexim

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, priti në një takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn.

Ecuria e zbatimit të reformës në drejtësi, sundimit të ligjit dhe forcimit të shtetit të së drejtës ishin temat kryesore të diskutimit.

Kënaqësi të prisja sot në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së SHBA në Tiranë, znj. Nancy VanHorn. Diskutuam për ecurinë e zbatimit të reformës në drejtësi, sundimin e ligjit dhe forcimin e shtetit të së drejtës, për ta bërë të pakthyeshëm progresin e arritur deri më tani dhe për të garantuar anëtarësimin në BE brenda vitit 2030. Mbetemi të përkushtuar të forcojmë kapacitetet tona në institucionet e drejtësisë dhe sistemin penitenciar, si dhe të intensifikojmë bashkëpunimin dypalësh. Partneriteti strategjik me SHBA dhe mbështetja e vijueshme e tyre në shumë reforma kyçe, për ne kanë një vlerë të çmuar”, shkruan ministri Lamallari teksa publikon edhe foto nga takimi me të Ngarkuarën me Punë të SHBA në Tiranë.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kosova kerkon qe serbia ti dorezoje te akuzuarit per banjsken ne dyvjetorin e vrasjes se bunjakut 68d3bc40a7fbc
Lajmi i mëparshëm

Kosova kërkon që Serbia t’i dorëzojë të akuzuarit për Banjskën në dyvjetorin e vrasjes së Bunjakut

evropa e kritikon iranin per vonesa teksa afati per rivendosjen e sanksioneve po afron 68d3bd546da3a
Lajmi i radhës

Evropa e kritikon Iranin për “vonesa” teksa afati për rivendosjen e sanksioneve po afron

Të fundit nga

ShkoLartë