lakers fitojne me veshtiresi curry shkelqen por warriors bien ne portland 693ff35379fb6

Lakers fitojnë me vështirësi, Curry shkëlqen por Warriors bien në Portland

December 15, 2025
1 minut lexim

Los Angeles Lakers kanë arritur një fitore të vështirë 116-114 në udhëtim ndaj Phoenix Suns, edhe pse shpërdoruan një avantazh prej 20 pikësh gjatë takimit.

Në momentet vendimtare, për ekipin nga Kalifornia rezultoi vendimtare saktësia nga goditjet e lira, ku LeBron James tregoi përvojën e tij.

“King James” e mbylli ndeshjen me 26 pikë, ndërsa Luka Donçiç dha një kontribut të rëndësishëm me 29 pikë të realizuara, duke ndihmuar Lakers të shmangnin humbjen në fundin dramatik të sfidës.

Një tjetër ndeshje me shumë emocione u zhvillua në Portland, ku Trail Blazers arritën të mposhtin Golden State Warriors me rezultatin 136-131. Kjo ndodhi pavarësisht një performance spektakolare të Steph Curry-t, i cili zhvilloi një nga ndeshjet më të mira individuale të sezonit.

Ylli i Warriors shënoi plot 48 pikë në Oregon, por paraqitja e tij fenomenale nuk mjaftoi për t’i shpëtuar skuadrës nga humbja, e cila pritet të mbetet gjatë në memorien e tifozëve.

Të gjitha rezultatet:

Cleveland Cavaliers – Charlotte Hornets 111-119 (kohë shtesë)

Indiana Pacers – Washington Wizards 89-108

Atlanta Hawks – Philadelphia 76ers 120-117

Brooklyn Nets – Milwaukee Bucks 127-82

Minnesota Timberwolves – Sacramento Kings 117-103

Chicago Bulls – New Orleans Pelicans 104-114

Phoenix Suns – Los Angeles Lakers 114-116

Portland Trail Blazers – Golden State Warriors 136-131

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dy aksidente ne pak ore ne aksin maqellare peshkopi perplasen dy makina lendohet pasagjerja 693ff2f6dde63
Lajmi i mëparshëm

Dy aksidente në pak orë në aksin Maqellarë-Peshkopi, përplasen dy makina, lëndohet pasagjerja

frike ne pallatet e rindertuara gjashte vite pas termetit banoret ne durres ankohen per cilesine e punimeve 693ff404c34c2
Lajmi i radhës

Frikë në pallatet e rindërtuara/ Gjashtë vite pas tërmetit, banorët në Durrës ankohen për cilësinë e punimeve

Të fundit nga

Familja e heroit në Sydney: Na bëri krenarë!

Pamje nga spitali, ku po trajtohet burri që me guxim të jashtëzakonshëm arriti të çarmatosë një nga personat e armatosur gjatë sulmit, Ahmed al Ahmed, tashmë janë publikuar. Chris Minns, kryeministër Neë
ShkoLartë