lajmi i mire per kosoven bislimi njofton vendimin e be se per heqjen e masave ndaj kosoves 69419a3e831d9

Lajmi i mirë për Kosovën! Bislimi njofton vendimin e BE-së për heqjen e masave ndaj Kosovës

December 16, 2025
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme ka pranuar një letër zyrtare nga Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Gert Jan Koopman, përmes së cilës njoftohet se Komisioni Evropian ka vendosur të heqë shumicën e masave ndaj Kosovës.

Sipas Bislimit, vendimi lidhet me projekte në kuadër të programeve IPA, me një vlerë totale prej 34.6 milionë euro. Ai theksoi se institucionet e Kosovës kanë insistuar vazhdimisht për heqjen e këtyre masave dhe e mirëpriti këtë hap të radhës nga ana e Bashkimit Evropian.

Megjithatë, Bislimi nënvizoi se procesi duhet të vazhdojë sa më shpejt me heqjen e plotë të të gjitha masave të mbetura. Sipas tij, nuk ka më asnjë arsye që një pjesë e tyre të vazhdojnë të jenë në fuqi, veçanërisht pas transferimit të pushtetit në katër komunat në veri, i cili është realizuar në mënyrë ligjore dhe të qetë.

Postimi i plotë:

Gjatë ditës së sotme kam pranuar një letër nga Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Gert Jan Koopman, ku komunikohet se Komisioni ka vendosur për heqjen e shumicës së masave ndaj Kosovës. Bëhet fjalë për projekte të lidhura me programet IPA, në vlerë prej 34.6 milionë euro.

Në vazhdimësi kemi insistuar për heqjen e masave. Mirëpresim hapin e radhës nga ana e BE-së, i cili duhet të vijojë sa më parë me heqje të plotë të tyre. Nuk ka më asnjë arsye që një pjesë e tyre të mbeten në fuqi, sidomos pas transferimit të pushtetit në katër komunat në veri në mënyrë ligjore dhe të qetë.

 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

chat gpt ndalon perdorimin per te miturit deri ne 15 vjec ja arsyeja 69419a0e38ba1
Lajmi i mëparshëm

Chat GPT ndalon përdorimin për të miturit deri në 15 vjeç, ja arsyeja

masakra ne sidnei cka parashohin ligjet e armeve ne australi 69419a53573d2
Lajmi i radhës

Masakra në Sidnei – çka parashohin ligjet e armëve në Australi?

Të fundit nga

Horoskopi ditor, e shtunë 10 janar 2026

Dashi Partneri juaj do jete shume misterioz gjate kësaj dite kjo do ju beje te dyshoni për te. Mos bëni gjera te gabuara qe mund te prishin harmoninë. Beqaret nuk duhet te
ShkoLartë