lajm i papritur nga avril lavigne kengetarja mirepret femijen e saj te pare 6af7533879422

Lajm i papritur nga Avril Lavigne, këngëtarja mirëpret fëmijën e saj të parë

November 13, 2026
1 minut lexim

Këngëtarja e njohur kanadeze, Avril Lavigne është bërë nënë për herë të parë, duke mirëpritur në jetë një vajzë me partnerin e saj, identitetin e të cilit nuk e ka bërë të ditur.

Lajmin e bukur ajo e ka ndarë me ndjekësit përmes një postimi në Instagram, ku ka publikuar disa fotografi të veçanta nga momentet e para me të porsalindurën.

Në njërën prej fotografive, Lavigne shihet duke përqafuar vogëlushen, ndërsa në një tjetër shfaqet së bashku me partnerin, duke mbajtur dorën e vogël të vajzës së tyre.

Image

Këngëtarja ka publikuar një fotografi me tri palë atlete të markës “Vans”

Këngëtarja ka publikuar një fotografi me tri palë atlete të markës “Vans”, duke simbolizuar familjen e re prej tre anëtarësh.

Krahas fotografive, ajo ka shkruar: “Princesha jonë e vogël ka ardhur në jetë”, duke shprehur kështu gëzimin për ardhjen e vajzës.

Image

Avril Lavigne së bashku me partnerin, duke mbajtur dorën e vogël të vajzës së tyre

Lavigne, e cila ndër vite ka qenë një nga emrat më të njohur të muzikës pop-rock, ka zgjedhur ta ndajë këtë moment të rëndësishëm në mënyrë diskrete, duke mos zbuluar më shumë detaje rreth partnerit dhe jetës së tyre familjare.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

helmimi i dyshuar i femijeve ne kopshtin nr 10 ne vlore qendra e sherbimeve ligjore evropiane kallezim penal ne prokurori 6af7529bb9ce1
Lajmi i mëparshëm

Helmimi i dyshuar i fëmijëve në kopshtin nr. 10 në Vlorë, Qendra e Shërbimeve Ligjore Evropiane kallëzim penal në Prokurori!

Të fundit nga

ShkoLartë