IMG 20260707 WA0011

Lajm i mirë për qytetarët: Vazhdojnë subvencionet për ngrohje më ekonomike dhe me më pak shpenzime

July 7, 2026
1 minut lexim

Ministria e energjisë, minierave dhe burimeve minerale vazhdon me masat që u ndihmojnë drejtpërdrejt qytetarëve të investojnë në një sistem ngrohjeje më ekonomik, më efikas dhe më të pastër.

Në “Gazetën Zyrtare” është publikuar Programi për ndryshimin e Programit për nxitjen e furnizimit me gaz në amvisëri për vitin 2026, me të cilin afati për aplikim për mbështetje financiare zgjatet deri më 31 tetor 2026.

Me këtë vendim, Ministria u jep një mundësi shtesë të gjitha amvisërive që ende nuk kanë arritur të aplikojnë, ta shfrytëzojnë mbështetjen shtetërore dhe të përfitojnë deri në 30.000 denarë, përkatësisht deri në 70 për qind të shpenzimeve të bëra për kyçje në rrjetin e gazit natyror ose për blerjen e një kaldaje me gaz.

Për zbatimin e kësaj mase janë siguruar 3 milionë denarë, ndërsa mjetet do të ndahen sipas parimit “i pari që aplikon – i pari që përfiton”, deri në shterimin e fondit.

Zgjatja e afatit është bërë me një qëllim të qartë – që sa më shumë qytetarë të kenë mundësi ta shfrytëzojnë këtë masë dhe të ulin shpenzimet për ngrohje, duke përdorur njëkohësisht një burim energjie më të pastër dhe më efikas.

Të drejtë aplikimi kanë amvisëritë që gjatë vitit 2026 do të realizojnë kyçjen e shtëpisë në sistemin e shpërndarjes së gazit natyror, si dhe amvisëritë që do të blejnë një kaldajë me gaz për një objekt që tashmë ka qenë i kyçur në sistem deri më 1 janar 2026. Çdo amvisëri mund të paraqesë vetëm një kërkesë

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

skandal mbi 1 2 milione euro policia financiare ne maqedoni zbulon skemen mafioze qe fundosi kompanine per tu pasuruar vete 6a4d41b5b13eb
Lajmi i mëparshëm

Skandal mbi 1.2 Milionë Euro! Policia Financiare në Maqedoni zbulon skemën mafioze që fundosi kompaninë për t’u pasuruar vetë

ekspertet rezultatet e testit te arritshmerise pasqyrojne te njejtin trend 6a4d58356c2f8
Lajmi i radhës

Ekspertët: Rezultatet e Testit të Arritshmërisë pasqyrojnë të njëjtin trend

Të fundit nga

ShkoLartë