labinot rexha del kunder leonora jakupit ajo nuk e perfaqeson as muziken e rolin e opinionistes ne reality show 6ad91cd28934b

Labinot Rexha del kundër Leonora Jakupit: Ajo nuk e përfaqëson as muzikën e rolin e opinionistes në reality show

October 21, 2026
1 minut lexim

Këngëtari Labinot Rexha ka reaguar lidhur me edicionin e ri të “Big Brother VIP Kosova”, duke shprehur pakënaqësitë e tij për mundësinë që Leonora Jakupi të jetë sërish pjesë e panelit të opinionistëve.

Përmes një postimi në Instastory, Rexha ka thënë se rikthimi i këngëtares në këtë rol do të përbënte një zhgënjim të madh për të, pasi, sipas mendimit të tij, ajo nuk e përfaqëson siç duhet as muzikën dhe as rolin e një opinionisteje në një format të tillë televiziv.

“Nëse edhe këtë herë opinioniste do të jetë Leonora Jakupi, për mua do të jetë një zhgënjim i madh. Sipas mendimit tim, ajo nuk e përfaqëson sa duhet as muzikën dhe as rolin e një opinionisteje në një reality show”, ka shkruar ai.

Rexha ka theksuar se një opinioniste duhet të jetë e paanshme, analitike dhe e aftë t’i vlerësojë situatat përmes argumenteve, e jo vetëm emocioneve.

“Një opinioniste duhet të jetë e paanshme, analitike dhe e aftë të gjykojë situatat me argumente, jo vetëm me emocione. Publiku pret mendime të arsyetuara, analiza të lojës dhe vlerësime të drejta për të gjithë banorët”, thuhet në reagimin e tij.

Në fund, këngëtari ka kërkuar më shumë profesionalizëm dhe transparencë në mënyrën se si komentohen zhvillimet brenda shtëpisë së BBVK-së.

“Një opinioniste duhet të flasë me argumente, jo të udhëhiqet vetëm nga emocionet. Publiku meriton profesionalizëm dhe transparencë!”, ka përfunduar Rexha.

Deri më tani, mbetet të shihet nëse Leonora Jakupi do të jetë sërish pjesë e panelit të opinionistëve në edicionin e ri të “Big Brother VIP Kosova”.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

studentet e uejl se paralajmerojne protesta provimin e jurisprudences e duam ne shqip 6ad91ccd892f5
Lajmi i mëparshëm

Studentët e UEJL-së paralajmërojnë protesta: Provimin e jurisprudencës e duam në shqip!

gjykata kushtetuese refuzoi nismen per kushtetutshmerine e rritjes lineare te pensioneve 6ad91d6103b5a
Lajmi i radhës

Gjykata Kushtetuese refuzoi nismën për kushtetutshmërinë e rritjes lineare të pensioneve

Të fundit nga

ShkoLartë