Gjykata Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut e ka refuzuar nismën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së rritjes lineare të penzioneve. Kjo nismë kishte ardhur pasi Qeveria e RMV-së kishte rritur pensionet në mënyrë lineare.
Në vlerësimin e Kushtetueses, nuk do të ketë nevojë për shqyrtimin e nenit 2 nga Ligji për ndryshimin e Ligjit për Sigurimin Pensional dhe Invalidor.
Në përputhje me nenin 38 të Aktit të Gjykatës Kushtetuese, janë plotësuar kushtet për refuzimin e nismës.
Gjykata Kushtetuese edhe në muajin mars e ndalon procedurën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 2 të ndryshimeve në Ligjin për Sigurimin Pensional dhe Invalidor të vitit 2025, duke përfunduar kështu shqyrtimin e rritjes lineare të pensioneve. Siç informuan ata, propozimi nuk mori shumicën dhe akti mbetet në rendin juridik.
Procedura për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 2 të ndryshimeve në Ligjin për Sigurimin Pensional dhe Invalidor të vitit 2025 u iniciua sepse, sipas Gjykatës, rritja lineare e pensioneve që ajo parashikon mund të shkelë barazinë kushtetuese, të drejtën e pronës dhe parimin e sigurimit social, pasi i trajton pensionistët me kontribute të ndryshme në mënyrë të barabartë dhe krijon efekte joproporcionale.
Burimi: botasot.info

