labi surprizohet nga stresi ky i fundit ke njezet vite karriere jeta reale nuk eshte big brother 698fe1765efe4

Labi surprizohet nga Stresi, ky i fundit: Ke njëzet vite karrierë, jeta reale nuk është Big Brother

February 14, 2026
1 minut lexim

Gjatë spektaklit të Big Brother VIP Kosova, Labi u surprizua nga Stresi, moment që e emocionoi dhe e bëri të shpërthente në lot, duke e përqafuar ngrohtësisht.

Stresi mundohet t’i japë disa këshilla Labit, të cilat tingëllonin edhe si qortime, pasi banori kohët e fundit nuk kishte zhvilluar lojë të denjë.

Ai i tha: “Si janë banorët, i ke mërzitur pak? Une kam ardhur të flas me Labin, që ne njohim jashtë; ne të përkrahin gjithë shoqëria. Ke njëzet vite karrierë, ke zërin e mrekullueshëm. Jeta reale nuk është Big Brother, do të dalësh. Ta dish që të kemi ndjekur shumë, të çojnë të gjithë të fala. E kemi parë lojën tënde. Ti je mik i ditëve të vështira edhe ditëve të këqija. Portat e finales janë shumë të rëndësishme, duhesh të luash në kuadrin e lojës”.

Ky moment tregoi lidhjen dhe respektin mes dy artistëve, si dhe ndikimin e Stresit për të motivuar Labin në fazat përfundimtare të Big Brother VIP Kosova.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kurti nga mynihu investimet ne polici dhe ushtri po e bejne kosoven me te forte dhe me te sigurt 698fb1785d3d0
Lajmi i mëparshëm

Kurti nga Mynihu: Investimet në polici dhe ushtri po e bëjnë Kosovën më të fortë dhe më të sigurt

Të fundit nga

ShkoLartë