la pas nje boshllek te pamate ervin salianji reagon pas ndarjes nga jeta te artur zhejit shqiperia humbi sot nje intelektual te madh e te rralle 68a9fd65458bc

“La pas një boshllëk të pamatë”, Ervin Salianji reagon pas ndarjes nga jeta të Artur Zhejit: Shqipëria humbi sot një intelektual të madh e të rrallë

August 23, 2025
1 minut lexim

Ish-deputeti Ervin Salianji ka reaguar pas lajmit të ndarjes nga jeta në moshën 64-vjeçare të gazetarit dhe publicistit Artur Zheji.

Në një postim në rrjetet sociale, Salianji shprehet se largimi i tij nga jeta la pas një “boshllëk të pamatë” dhe se “Shqipëria humbi sot një intelektual të madh e të rrallë”.

Reagimi i plotë:

Artur Zheji u nda sot nga jeta, duke lënë pas një boshllëk të pamatë. Ai ishte një nga mendjet më brilante të kohës, një njeri me kulturë, thellësi dhe guxim intelektual.

Kam ndarë biseda persona të thella e vërteta me Zhejin, shpesh kemi ecur me kilometra e kemi ndarë  mendime e perjetime mbi shumçka njerëzore duke hyrë në skutat më të errëta të mendimeve e përjetimeve për ndodhi e ngarje të jetës.

Jam i tronditur nga humbja e tij, i goditur nga mungesa e papranueshme e ikjes së papritur të tij.

Zhejit ia doje narrativën dhe argumentin edhe në kundërshti!

Shqipëria humbi sot një intelektual të madh e të rrallë, një zë të mençur e të lirë; kush e njihte humbi një mik të shtrenjtë.

Ndarja e tij nuk është thjesht humbja e një gazetari apo intelektuali të spikatur, por një tronditje e madhe për hapësirën publike shqiptare, që sot mbetet më e varfër.

Kujtimi dhe vepra e tij do të mbeten të paharruara dhe do të ndriçojnë edhe pas ikjes.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pzap ja del me vendim per kandidatin e pdk se ne decan 68a9fcce30ec3
Lajmi i mëparshëm

PZAP-ja del me vendim për kandidatin e PDK-së në Deçan

chatgpt per te gjithe britaniket brenda marreveshjes qe su realizua kurre 68a9fd8e47a3a
Lajmi i radhës

ChatGPT për të gjithë britanikët? Brenda marrëveshjes që s’u realizua kurrë

Të fundit nga

ShkoLartë