la liga pritet ti nis hetimet rreth thirrjeve raciste ndaj rashfordit 68d7949d07a53

La Liga pritet t’i nis hetimet rreth thirrjeve raciste ndaj Rashfordit

September 27, 2025
1 minut lexim

La Liga po përballet me kërkesa të reja për të hetuar brohoritjet raciste nga tifozët në një ndeshje të elitës së futbollit spanjoll.

Tema e shëmtuar e thirrjeve raciste, kryesisht të drejtuara ndaj lojtarëve, nuk ka munguar në titujt e lajmeve në La Liga gjatë viteve të fundit.

Ylli i Real Madridit, Vinicius Junior, shpesh ka qenë në qendër të stuhisë, pasi është vënë në shënjestër nga tifozë racistë të ekipeve kundërshtare në disa raste.

Numri 7 i Los Blancos është lavdëruar për qëndrimin e tij ndaj kësaj situate, duke hedhur dritë mbi problemin në gjithë Spanjën.

Autoritetet kanë ndërmarrë veprime në disa raste, me La Liga-n që ka bashkëpunuar me policinë dhe gjykatat për të vendosur gjoba, ndalime hyrjeje në stadium dhe në disa raste edhe dënime me burg për ata që janë shpallur fajtorë.

Javët e para të sezonit 2025/26 nuk kanë sjellë shumë incidente të bujshme, por sipas pamjeve që qarkullojnë në rrjete sociale, sulmuesi i Barcelonës, Marcus Rashford, është vënë në shënjestër gjatë fitores së mesjavës ndaj Real Oviedos.

Rashford – i cili ende është në pritje të golit të tij të parë në La Liga me Barcelonën – u zëvendësua në minutën e 89-të, me skuadrën e Hansi Flick që fitoi 3-1.

Pamjet lidhen me thirrjet fyese të drejtuara ndaj Rashford-it teksa ai po përgatitej për të gjuajtur një goditje nga këndi, por ende nuk ka një reagim zyrtar nga La Liga në këtë fazë.

Protokolli i La Ligas për thirrjet raciste përcakton që zëri i stadiumit duhet të japë një paralajmërim për turmën, përpara se të kalohet në hapat e mëtejshëm si identifikimi dhe largimi i të përfshirëve nga stadiumi.

Kjo nuk duket të jetë ndjekur në këtë rast, me çështjen që duket se u ngrit pas përfundimit të ndeshjes.

La Liga pritet t’i drejtohet Real Oviedos ditët në vijim për këtë çështje, për të nisur një hetim që do të kërkojë pamje nga ajo zonë e stadiumit “Estadio Carlos Tartiere”, si dhe deklarata nga stafi i sigurisë dhe policia.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

555928726 10224195558355752 1432541829441657372 n
Lajmi i mëparshëm

Me ritëm të shpejtë po realizohet rikonstruksioni i plotë i dy objekteve të Gjimnazit “Kirill Pejçinoviq” – krenaria e Tetovës, simbol i dijes, qëndrueshmërisë dhe përparimit

importi i rrymes po hetohet konsiderohet e papranueshme rritja e cmimit 68d794a23167f
Lajmi i radhës

Importi i rrymës po hetohet, konsiderohet e papranueshme rritja e çmimit

Të fundit nga

ShkoLartë