Kylie Jenner ka tërhequr vëmendjen me fotografitë e fundit të publikuara në rrjetet sociale, në mes të spekulimeve se mund t’i jetë nënshtruar një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale për zmadhimin e gjoksit.
Ylli 29-vjeçar publikoi të premten në Instagram Story disa fotografi, ku shfaqej e veshur me një korse të hapur në pjesën e dekoltesë dhe pantallona të ngushta me bel të lartë. Ajo pozoi para kamerës me një buzëqeshje, duke vënë në pah linjat e saj trupore.
Spekulimet për një ndërhyrje të mundshme estetike nisën fundjavën e kaluar, pas paraqitjes së saj në ceremoninë “LACMA Art+Film Gala” në Los Angeles. Në këtë ngjarje, ku ishte e pranishme edhe gjysmë motra e saj më e madhe, Kim Kardashian, Kylie u shfaq me një fustan provokues me prerje të hapur në qafë.
Megjithatë, deri më tani nuk ka konfirmim nga Kylie Jenner se ka kryer ndonjë ndërhyrje të re kirurgjikale, ndërsa pretendimet mbeten në nivel spekulimesh.
Burimi: botasot.info

