ky eshte kandidati per asamblist nga vv ja qe deri me tani ka marre me shume vota 68ee6ea01e57c

Ky është kandidati për asamblist nga VV-ja që deri më tani ka marrë më shumë vota

October 14, 2025
1 minut lexim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka filluar publikimin e rezultateve për kandidatët për asamble komunale, ndërsa procesi i numërimit vazhdon në Qendrën Komunale të Numërimit (QKN) në Fushë-Kosovë.

Sipas të dhënave preliminare, kur janë numëruar vetëm 18,64% e votave, bartësi i listës së Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) në këtë komunë, Shpend Bardiqi, kryeson me 872 vota.

Në garë të ngushtë pas tij vjen bartësja e listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Mirlinda Krasniqi, e cila deri tani ka marrë 861 vota.

Në listën e LVV-së, pas Bardiqit renditet Durim Hajra me 123 vota, dhe Kushtrim Mirena me 101 vota, ndërsa kandidatët e tjerë të kësaj liste janë nën kufirin prej 100 votash.

Në listën e LDK-së, pas Krasniqit vjen Laureat Gojnovci, i cili deri tani ka grumbulluar 102 vota, ndërsa kandidatët e tjerë janë gjithashtu nën 100 vota.

Ndërkohë, sipas rezultateve paraprake për zgjedhjet për kryetar komune, Fushë-Kosova shkon në balotazh. Kandidati i LVV-së, Valon Prebreza, ka dalë i pari me 45,14% të votave, ndërsa ai i LDK-së, Besnik Osmani, ka siguruar 36,62%.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ardon jashari afer rikthimit nga lendimi allegri e sheh si alternative te modricit 68ee6e9352253
Lajmi i mëparshëm

Ardon Jashari afër rikthimit nga lëndimi, Allegri e sheh si alternativë të Modricit

ish presidenti francez do te vuaje denimin nga 21 tetori ne nje burg te parisit 68ee6fbd258c8
Lajmi i radhës

Ish-presidenti francez do të vuajë dënimin nga 21 tetori në një burg të Parisit

Të fundit nga

“Fero bëhet baba për herë të dytë”

Reperi i njohur Fero duket se po jeton një nga periudhat më të rëndësishme të jetës së tij, duke nisur një kapitull të ri larg vëmendjes së publikut. “Prive” raporton se artisti
ShkoLartë