ky eshte drejtori i arrestuar ne komunen e mitrovices 68bf692052066

Ky është drejtori i arrestuar në Komunën e Mitrovicës

September 9, 2025
1 minut lexim

Policia e Kosovës e ka arrestuar drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Mitrovicës, Fahri Jashari, për vepër penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Falsifikim i dokumentit zyrtar”.

Jashari u shkarkua nga pozita sot më 08.09.2025, nga kryetari i komunës, Bedri Hamza.

Sipas njoftimit të Policisë, gjatë procedurave hetimore janë siguruar prova që lidhen me një kontratë të subvencionimit.

“Gjatë procedurave hetimore janë siguruar prova që lidhen me një kontratë të subvencionimit, ku dyshohet se është ndërhyrë në vlerën e saj në mënyrë të kundërligjshme, duke i shkaktuar dëm buxhetit publik. Personi i dyshuar është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe, pas konsultimit me prokurorin kompetent, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh”, thuhet në njoftim.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

selektori i letonise shqiperia nuk eshte si serbia 68bf6915961fb
Lajmi i mëparshëm

Selektori i Letonisë: Shqipëria nuk është si Serbia

termet i fuqishem godet greqine lekundje mbi 5 balle ne athine 68bf6a338207a
Lajmi i radhës

Tërmet i fuqishëm godet Greqinë, lëkundje mbi 5 ballë në Athinë

Të fundit nga

ShkoLartë