kuvendi rikthehet neser me dy seanca plenare ja rendi i dites 68c832b549801

Kuvendi rikthehet nesër me dy seanca plenare, ja rendi i ditës

September 15, 2025
1 minut lexim

Ditën e nesërme do të zhvillohen dy seanca plenare në Kuvend. 

Sipas rendit të ditës, mbledhja e parë është kërkuar të mbahet në orën 10:00, ku pjesë e diskutimeve janë projektvendimet për zgjedhjen e zëvendëskryetarëve të Kuvendit, sekretariateve të Byros të Kuvendit dhe përbërjen e Byrosë së Kuvendit.

Ndërsa seanca e dytë parashikohet të mbahet në orën 17:00, ku pritet të diskutohet projektvendimi për zgjedhjen e kryesive të komisioneve të përhershme të Kuvendit.

PËR MBLEDHJEN E KUVENDIT NË SEANCË PLENARE, DATË 16.9.2025, ORA 10:00

Në mbështetje të nenit 7, pika 6, dhe nenit 27/1 të Rregullores së Kuvendit,

Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 16.9.2025, ora 10:00.
Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:
Miratimi i procesverbalit të seancave plenare të datës 12.9.2025.
Njoftime.
Projektvendimi “Për zgjedhjen e zëvendëskryetarëve të Kuvendit”.
Projektvendimi “Për zgjedhjen e sekretariateve të Byros të Kuvendit”.
Projektvendimi “Për përbërjen e Byrosë së Kuvendit”.
III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.

IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

PËR MBLEDHJEN E KUVENDIT NË SEANCË PLENARE, DATË 16.9.2025, ORA 17:00

Në mbështetje të nenit 7, pika 6, nenit 21, nenit 22 dhe nenit 27/1 të Rregullores së Kuvendit,

Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 16.9.2025, ora 17:00.
Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:
Projektvendimi “Për zgjedhjen e kryesive të komisioneve të përhershme të Kuvendit”.
III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.

IV.Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

valbon limani paralajmeron 16 kende lojerash e para vendoset ne oborrin e sh f liria ne raven 68c83153d893b
Lajmi i mëparshëm

Valbon Limani paralajmëron 16 kënde lojërash, e para vendoset në oborrin e Sh.F. “Liria” në Raven

alonso mbappe nuk ndien ankth per te fituar ligen e kampioneve 68c833155af59
Lajmi i radhës

​Alonso: Mbappe nuk ndien ankth për të fituar Ligën e Kampionëve

Të fundit nga

ShkoLartë