valbon limani paralajmeron 16 kende lojerash e para vendoset ne oborrin e sh f liria ne raven 68c83153d893b

Valbon Limani paralajmëron 16 kënde lojërash, e para vendoset në oborrin e Sh.F. “Liria” në Raven

September 15, 2025
1 minut lexim

Në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme për përmirësimin e kushteve për fëmijët dhe familjet, Komuna e Gostivarit ka vendosur një kënd të ri lojërash në oborrin e Shkollës Fillore “Liria” në fshatin Raven.

Ky investim është pjesë e një projekti më të gjerë që parasheh ndërtimin e gjithsej 16 këndeve lojërash në të gjitha vendbanimet e komunës.

Kryetari i komunës, Valbon Limani theksoi se se investimet të tilla janë dëshmi e përkushtimit të pushtetit lokal ndaj mirëqenies së fëmijëve dhe zhvillimit të një ambienti të shëndetshëm për ta.

“Në oborrin e Sh.F. “Liria” në Raven vendosëm një kënd të ri lojërash, pjesë e projektit tonë me gjithsej 16 kënde lojërash që do të vendosen në të gjitha vendbanimet e komunës. Ta gëzojnë fëmijët tanë”, shprehet Limani.

Ndryshe, projekti i këndeve të lojërave synon jo vetëm krijimin e hapësirave argëtuese dhe edukative për fëmijët, por edhe nxitjen e aktiviteteve në natyrë, zhvillimin social dhe fizik të tyre, si dhe rritjen e cilësisë së jetës në komunitet.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

45b85656 2ae5 4109 854a a74175ea73ee
Lajmi i mëparshëm

Gazi Baba e pret Izet Mexhitin me dashuri, respekt dhe kafe shqiptare

kuvendi rikthehet neser me dy seanca plenare ja rendi i dites 68c832b549801
Lajmi i radhës

Kuvendi rikthehet nesër me dy seanca plenare, ja rendi i ditës

Të fundit nga

Krizë politike në Rumani, 7 ministra japin dorëheqjen

Një zhvillim i fortë politik ka tronditur Rumaninë të mërkurën. Shtatë ministra nga Partia Socialdemokrate (PSD) kanë dhënë dorëheqjen, pasi partia vendosi t’i mos mbështesë më kryeministrit Ilie Bolojan, duke i hapur rrugën

ESHS: Paga mesatare arrin në 46.159 denarë

Nga Enti Shtetëror i Statistikave, njoftojnë se në muajin shkurt të vitit 2026 paga mesatare mujore neto në Maqedoni të Veriut ishte 46 159 denarë (748.83 Euro). Në muajin shkurt të vitit
ShkoLartë