kuvendi miraton ndryshimet ligjore lejohet drejtimi i motocikletave deri ne 125 cc me patente b 69d77a646dc04

Kuvendi miraton ndryshimet ligjore: Lejohet drejtimi i motoçikletave deri në 125 cc me patentë B

April 9, 2026
1 minut lexim

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e djeshme ka miratuar me procedurë të shkurtuar Ligjin për plotësimin e Ligjit për sigurinë në komunikacionin rrugor.

Me ndryshimet e reja, personave që posedojnë patentë shoferi të kategorisë B u lejohet të drejtojnë motoçikleta me kubikazh deri në 125 cm³, me kusht që të kenë të paktën 5 vite përvojë në drejtim, të jenë mbi 23 vjeç dhe të kenë përfunduar trajnimin teorik të paraparë.

Ligji do të hyjë në fuqi pasi Ministria e Punëve të Brendshme të përcaktojë detajet për trajnimet dhe mënyrën e lëshimit të certifikatave, duke hapur kështu një kapitull të ri për adhuruesit e motoçikletave në vend.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

bebe rexha sjell hysteria kengen e katert nga albumi i saj i ri ne ardhje dirty blonde 69d7743dde249
Lajmi i mëparshëm

Bebe Rexha sjell “Hysteria” – këngën e katërt nga albumi i saj i ri në ardhje “Dirty Blonde”

bastisje ne shkup arrestohet nje shtetas turk zbulohen droge dhe pajisje per lojera te fatit online 69d77bad59a78
Lajmi i radhës

Bastisje në Shkup, arrestohet një shtetas turk, zbulohen drogë dhe pajisje për lojëra të fatit online

Të fundit nga

ShkoLartë