kuvendi kombetar i protestes me tensione te pranishmit perplasen me njeri tjetrin 6a5ba0ef4d96b

“Kuvendi kombëtar i protestës” me tensione, të pranishmit përplasen me njëri-tjetrin

July 18, 2026
1 minut lexim

Po mbahet për herë të parë në Tiranë Kuvendi Kombëtar i Protestës dhe nuk kanë munguar tensionet.

Siç raportohet persona të ndryshëm që janë prezentë në sallë kanë dalë kundër mënyrës sesi po organizohet kjo mbledhje dhe personat që janë të pranishëm aty. “Mosha mesatare këtu është mbi 45 vjeç, këtu nuk shoh asnjë nga marshimi. Nuk jemi lajmëruar”, shprehet një prej protestuesve në prapaskenë.

Nga ana tjetër, ka edhe nga ata që kërkojnë fjalën dhe nuk u jepet. “Kemi një rend dite dhe nuk do të lejojmë të na prishni mbledhjen”, u shpreh një nga organizatorët pas këtij incidenti.

“Ky kuvend është i hapur për të gjithë qytetarët, do të kemi takim të hapur”, tha moderatorja e takimit. Ndërkohë, një prej organizatorëve, i cili në një moment po pengohej të fliste, nuk e kurseu përgjigjen e ashpër.

“Nuk ma ka ndier kur kam pasur 300 veta përballë, jo më juve. Prandaj mos na sfidoni, mos na merrni neve sikur jemi të butë”, u shpreh ai, duke shkaktuar më pas një reagim të ashpër në sallë.

Ndërkohë, një prej qytetarëve kërkoi të ulej në rreshtin e parë dhe tre djem nxituan për ta kundërshtuar me forcë. Pavarësisht këmbënguljes së organizatorëve, ai nuk u çua nga karrigia e rreshtit të parë.

“Duhet të shkojmë përtej sheshit. Në shesh e vramë frikën, por çfarë do të bëhet më pas? Nuk duhet të përsërisim rastin e Serbisë, ku protestuan pa fund dhe nuk ndryshuan asgjë”, shprehet një prej organizatorëve, pasi tensionet u qetësuan.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

armike e vendit svecla i pergjigjet ministres serbe paunovic nuk hyn me ne kosove 6a5ba07527b35
Lajmi i mëparshëm

“Armike e vendit”, Sveçla i përgjigjet ministres serbe: Paunoviç nuk hyn më në Kosovë

kryeministri i ri hungarez kerkon te ule moshen e votimit ne 16 vjec shumica derrmuese jane te mireinformuar 6a5ba1545c83a
Lajmi i radhës

Kryeministri i ri hungarez kërkon të ulë moshën e votimit në 16 vjeç: Shumica dërrmuese janë të mirëinformuar

Të fundit nga

ShkoLartë