armike e vendit svecla i pergjigjet ministres serbe paunovic nuk hyn me ne kosove 6a5ba07527b35

“Armike e vendit”, Sveçla i përgjigjet ministres serbe: Paunoviç nuk hyn më në Kosovë

July 18, 2026
1 minut lexim

Ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Sveçla iu përgjigj ministres serbe Paunoviç, lidhur me deklaratat tronditëse të kësaj të fundit se po të ishte në vend të Millosheviçit do të kishte kryer spatrim etnik në Kosovë.

Sveçla theksoi se Paunoviç dhe kushdo që është armik i Kosovës nuk do të shkelë më në territorin e vendit.  

“Cilido që cenon sovranitetin dhe integritetin territorian të Republikës së Kosovës nuk është i mirëseardhur në Kosovë, duke qenë se është armik i Kosovës, prandaj unë pa hezitim kam ndërmarrë këtë hap. Një hap të njëjtë do mbaj unë dhe qeveria sa herë ka nevojë për të mbrojtur interesat e Republikës së Kosovës”, u shpreh ai.

Po ashtu Zveçla kërkoi nga faktori ndërkombëtar Izolim të Serbisë derisa Presidenti Vuçiç të marrë masa ndaj ministres Paunoviç.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

izraeli planifikon te perdore krokodile per te ruajtur te burgosurit palestineze 6a5b9be728d7e
Lajmi i mëparshëm

Izraeli planifikon të përdorë krokodilë për të ruajtur të burgosurit palestinezë

kuvendi kombetar i protestes me tensione te pranishmit perplasen me njeri tjetrin 6a5ba0ef4d96b
Lajmi i radhës

“Kuvendi kombëtar i protestës” me tensione, të pranishmit përplasen me njëri-tjetrin

Të fundit nga

ShkoLartë