Kushtrim Kelani dhe Aurora Rrusta po përjetojnë një nga ditët më të rëndësishme të jetës së tyre, teksa sot po kurorëzojnë dashurinë e tyre në një dasmë të mbushur me emocione dhe tradita shqiptare.
Festa ka nisur në mënyrën më tradicionale, me marrjen e nuses. Familjarët dhe të afërmit e Kushtrimit janë nisur drejt Nekocit, në fshatin e Aurorës, për ta marrë atë dhe për ta sjellë në shtëpinë e dhëndrit.
Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, çifti shfaqet plot elegancë. Kushtrimi ka zgjedhur një kostum elegant në ngjyrë të kaltër, ndërsa Aurora duket mahnitëse në fustanin e bardhë të nusërisë.
Tingujt e defave dhe këngët tradicionale kanë shoqëruar gjithë ceremoninë e marrjes së nuses, duke i dhënë atmosferës edhe më shumë ngjyra dhe emocion.
Të rrethuar nga njerëzit e tyre më të dashur, Kushtrimi dhe Aurora po e nisin kështu një kapitull të ri të jetës, duke ruajtur traditat që ndër breza kanë shoqëruar dasmat shqiptare.
Momentet e para nga ceremonia janë shpërndarë në rrjetet sociale dhe kanë marrë vëmendje të madhe, ndërsa urimet për çiftin kanë qenë të shumta.
U mbetet vetëm të shijojnë ditën e tyre të veçantë dhe të nisin jetën bashkë me shumë dashuri e lumturi.
Burimi: botasot.info


