kushte te paqendrueshme dhe reshje shiu me intensitet te ulet parashikimi i motit per kete te marte 692e98438a804

Kushte të paqëndrueshme dhe reshje shiu me intensitet të ulët, parashikimi i motit për këtë të martë

December 2, 2025
1 minut lexim

Ditën e martë vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh e vranësira mesatare deri të dendura. Reshje shiu me intensitet të ulët fillimisht në jug të vendit në orët e para të mëngjesit, gradualisht reshjet e shiut do të shtrihen  në pjesën më të madhe të territorit, reshjet pritet të jenë me intensitet kryesisht të ulët e lokalisht mesatar. Në lartësinë mbi 800-900 metra në verilindje dhe në lartësinë mbi 1000 metra në juglindje reshje bore me intensitet të ulët.

Mjegull/mjegullinë në orët të mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut.

Era me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek.

Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-2 ballë.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

81 vjetori i rugoves trashegimia e liderit qe ndertoi kosoven e lire 692e97a0f2a86
Lajmi i mëparshëm

81 vjetori i Rugovës: Trashëgimia e liderit që ndërtoi Kosovën e lirë

kanadaja i bashkohet programit te ri te mbrojtjes se be se 692e98b33ac4a
Lajmi i radhës

Kanadaja i bashkohet programit të ri të mbrojtjes së BE-së

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë