kushte te paqendrueshme dhe reshje konstante shiu parashikimi i motit per kete te hene 6992c4d5ac3f5

Kushte të paqëndrueshme dhe reshje konstante shiu, parashikimi i motit për këtë të hënë

February 16, 2026
1 minut lexim

Ditën e Hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime të herëpashershme kthjellimesh kryesisht në pjesën e parë të ditës.

Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në mëngjes me intensitet të ulët. Gjatë ditës reshjet mbeten prezente në relievet malore në veri me intensitet të ulët, për tu riaktivizuar në orët ë mbrëmjes vonë në pjesën më të madhe të territorit me intensitet të ulët deri mesatar. Përgjatë vijës bregdetare dhe Ultësirën Perëndimore reshjet në periudha afatshkurtra dhe në mënyrë të izoluar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në zonën e Alpeve, verilindje – lindje dhe juglindje në lartësitë mbi 800-900 metër reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar. Në relievet e larta malore mbi 1800 metër reshje dëbore në formën e stuhive të dëborës.

Era do të fryjë juglindje -jugperëndim me shpejtësi mesatare 9 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 19 m/s.

Deti – Valëzimi forcës 4-5 ballë

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

cfare solli konferenca e 62 te e sigurise ne mynih 6992c40aebf3e
Lajmi i mëparshëm

Çfarë solli Konferenca e 62-të e Sigurisë në Mynih?

sot mbyllen deklaratat e mbrojtjes ne procesin ndaj ish krereve te uck se 6992c4f30518b
Lajmi i radhës

Sot mbyllen deklaratat e mbrojtjes në procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Të fundit nga

Këto ngjarje zhvillohen të hënën

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve, ku janë paraparë deklaratat përmbyllëse. (Hagë, 09:00-16:30) Vazhdimi i seancës së jashtëzakonshme plenare për shqyrtimin e parë të Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin
ShkoLartë