kush po shfaq interesim per mesfushorin e barcelones 696f311399178

Kush po shfaq interesim për mesfushorin e Barcelonës?

January 20, 2026
1 minut lexim

Marc Casado mund të largohet nga Barcelona gjatë këtij muaji, me Atletico Madrid që po shfaq interes serioz për mesfushorin katalanas.

Sipas gazetarit Ferran Martínez të “Mundo Deportivo”, situata e Casado në skuadrën e Hansi Flick është bërë gjithnjë e më e vështirë.

Mesfushori spanjoll ka humbur totalisht vendin në formacion, duke mbetur pas Frenkie de Jong, Pedri dhe madje edhe Eric Garcia në hierarkinë e mesfushës.

Ai nuk ka qenë titullar në asnjë ndeshje që prej muajit nëntor. Kjo mungesë hapësirash ka shtuar zërat për një largim të mundshëm para mbylljes së afatit kalimtar dimëror.

Atletico Madrid shihet si një nga destinacionet më konkrete. Drejtori Mateu Alemany e konsideron Casadon si zëvendësues ideal të Conor Gallagher dhe lojtari tashmë është në dijeni të interesimit të klubit madrilen.

Raportohet se ai nuk e sheh këtë opsion në mënyrë negative, pavarësisht se gjithmonë ka pasur prioritet qëndrimin te Barça. 

Ndërkohë, edhe Manchester United dhe Wolverhampton janë duke monitoruar nga afër situatën e tij, në pritje të një mundësie për të ndërhyrë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kembimi valutor 20 janar me sa blihen e shiten dollari dhe euro cfare ndodh me monedhat e tjera 696f30b8ce46e
Lajmi i mëparshëm

Këmbimi valutor 20 janar/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

dyshohen per perfshirje ne baste sportive amp ekzekuton masat e sigurise per gjashte policet e perfshire 696f31c418738
Lajmi i radhës

Dyshohen për përfshirje në baste sportive, AMP ekzekuton masat e sigurisë për gjashtë policët e përfshirë

Të fundit nga

ShkoLartë