Profesori Enver Bytyçi ka reaguar ashpër pas publikimit të detajeve nga aktakuza ndaj Fatmir Shehollit, duke ngritur dyshime se rasti mund të jetë vetëm një pjesë e një skeme më të gjerë të propagandës serbe në Kosovë.
Bytyçi në një reagim dërguar “Bota sot” kërkon që hetimet të shtrihen edhe te persona të tjerë që, sipas tij, mund të jenë paguar përmes Shehollit për të promovuar agjendën e Beogradit në medie.
Shkrimi i plotë
Hetimet thonë se Fatmir Sheholli i ka dhënë Milaim Zekës 2000 euro në emër të BIA-s serbe, duke e kamufluar me një organizatë perendimore thjesht për të anonçuar një lajm, i cili i shërbente interesave serbe në Kosovë.
Duhet që dikush t’u thotë prokurorëve dhe hetuesve të Shehollit, se nuk është aspak e vështirë të zbulohen ata që janë paguar nga Serbia përmes Fatmirit për të propaganduar axhendën serbe në Kosovë përmes medieve. Ka prej tyre që kanë folur dhe flasin edhe sot si dhënës të Aleksandër Vuçiq. Hapni artikujt e shkruar, hyni në Youtub dhe do t’i gjeni kush janë këta analistë, gazetarë e medie që janë paguar nga Beogradi! Ose shihni se kush e akuzon psh gazetën “Bota sot” si gazetë serbe dhe do ta kuptoni se po këta akuzatorë paguhen prej BIA-s.
Spiuni në Kosovë e në Shqipëri njihet shumë lehtë. Ai kallxon vetë!
Burimi: botasot.info


