kush jane oligarket ukrainas qe u arratisen nga lufta dhe gjeten strehe ne monako 6a44192c665c9

Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehë në Monako

June 30, 2026
min lexim

Në verën e vitit 2022, Mykhailo Tkach, gazetar investigativ i së përditshmes Ukrainska Pravda, udhëtoi në jug të Francës.



Ai nuk fliste as anglisht dhe as frëngjisht dhe mori me vete vetëm një aparat fotografik dhe një dron. Me metoda të ngjashme me paparacët, reporteri filmoi më shumë se një duzinë pronash, automjetesh dhe personazhesh ukrainas.

Ai arriti të kapte në kamera një anëtar të parlamentit dhe ish-drejtorin e mbrojtjes ekonomike të policisë kombëtare ukrainase teksa vraponin. Ishte pikërisht ai që krijoi termin “Batalioni i Monakos”, një listë me 84 deputetë dhe oligarkë, aspak ushtarë të gatshëm të vdesin për atdheun. Burra që, ndërsa vendi i tyre përfshihej nga goditjet e Moskës, bënin valixhet dhe strehoheshin në Monako, Monte Karlo dhe Nice. Mes këtyre emrave ishte edhe Vadim Ermolaev.

Skandali shkaktoi indinjatë në të gjithë vendin, të lodhur nga gjashtë muaj luftë, duke nxjerrë në pah tema të rëndësishme tashmë të njohura për publikun ukrainas, nga korrupsioni i elitave politike dhe financiare deri te pabarazitë sociale, të lëna në hije nga lufta. Për ta, SBU, shërbimi i inteligjencës së Kievit, hapi një dosje hetimi në shtator 2022.

Jahtet, makinat luksoze, ditët e kaluara në përtaci mes blerjeve dhe notit në det, të gjitha të dokumentuara nga pamjet dhe videot e publikuara nga mediat zyrtare të Kievit.

Mes emrave të njohur që figuronin në listë ishte deputeti ukrainas Ihor Abramovich dhe Serhiy Vyazmikin, ish-drejtor i përkohshëm i Departamentit për Mbrojtjen Ekonomike të policisë kombëtare ukrainase, të parë duke shëtitur në Cap Ferrat.

Më pas biznesmenë si Kostyantyn Zhivago, njeriu i katërt më i pasur në Ukrainë, ish-pronar i bankës JSC, i dyshuar për përvetësim të 113 milionë dollarëve. Jahti i tij, “Z” (me ironi, si simboli i përdorur nga rusët në luftë), është ankoruar pranë Monakos.

Po ashtu edhe Ihor Surkis, oligark i njohur si pronar dhe president i Dynamo Kyiv që nga viti 2002, frekuentues i rregullt i kazinosë së Monte Karlos bashkë me vëllain e tij, ish-deputetin Hryhoriy Surkis dhe ish-kreun e Federatës së Futbollit të Ukrainës.

Gazetarët kishin vënë re gjithashtu një Bentley Flying Spur me targa të Dnipros në pronësi të Vadim Ermolaev. Dhe jo larg kazinosë së Monte Karlos, një makinë me targa të Kharkiv-it, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, që ndodhet nën sulmet e përditshme të artilerisë ruse. Një Mercedes Maybach, me vlerë rreth 300 mijë euro, i regjistruar zyrtarisht në emër të një kompanie.

Duke kaluar kufirin, 82 anëtarët e “Batalionit të Monakos” kanë shkelur ligjin ushtarak të vendosur nga qeveria e Kievit, i cili ndalon meshkujt nga 18 deri në 60 vjeç, të aftë për shërbim ushtarak, të largohen nga vendi.

Për deputetët, thekson më tej hetimi, ekziston edhe rëndimi i braktisjes për gati gjashtë muaj të punimeve të Verkhovna Rada, parlamentit ukrainas, në një moment veçanërisht delikat. Kjo është shumë ndryshe nga “Batalioni i Tamizit”, emri me të cilin quheshin të rinjtë italianë që gjenin punë në kompanitë e mëdha financiare angleze, duke shmangur shërbimin ushtarak që në atë kohë ishte ende i detyrueshëm.

George Woloshyn, editorialist i Kyiv Post, ka komentuar: “Këta janë njerëz që kanë bërë pasuri në një nga vendet më të varfra të Evropës dhe po presin të shohin si do të përfundojë lufta. Nëse Ukraina fiton, ata do të kthehen për t’u pasuruar edhe më shumë. Nëse fiton Moska, do të kenë mjaftueshëm për të jetuar rehat për pjesën tjetër të jetës së tyre.”

Më pas ai propozon se “nëse nuk burgosen apo dënohen, një pjesë e shoqërisë ukrainase kërkon që anëtarët e “Batalionit të Monakos” të gjobiten. Paratë mund të përdoren për rehabilitimin e ushtarëve të plagosur dhe për të blerë pajisje më të mira mbrojtëse për ata që janë ende në front. Në realitet, pavarësisht skandaleve të korrupsionit që kanë përfshirë edhe figura të larta të qeverisë, janë marrë pak masa ndaj oligarkëve, ndaj të cilëve janë vendosur vetëm kufizime për transferimin e fondeve. Më të kontrolluar janë deputetët dhe zyrtarët, të prekur kryesisht nga kufizime administrative dhe politike për udhëtimet jashtë vendit.”/CorrieredellaSera 

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kuvendi i rmv se i miratoi ndryshimet ligjore trotinetet elektrike vetem per personat mbi 18 vjec dhe pa pasagjer 6a44072d14945
Lajmi i mëparshëm

Kuvendi i RMV-së i miratoi ndryshimet ligjore: Trotinetët elektrikë vetëm për personat mbi 18 vjeç dhe pa pasagjer

largohet uji i grumbulluar ne autostraden arben xhaferi qarkullimi rikthehet normalisht 6a441db3b6306
Lajmi i radhës

Largohet uji i grumbulluar në autostradën “Arbën Xhaferi”, qarkullimi rikthehet normalisht

Të fundit nga

ShkoLartë