kurtit ldk ja i duhet per shkak te thinjave haziri tek ne e gjejne lojalitetin e pervojen por sdo ta kene 6876ae7b353cc

“Kurtit LDK-ja i duhet për shkak të thinjave”, Haziri: Tek ne e gjejnë lojalitetin e përvojën, por s’do ta kenë

July 15, 2025
1 minut lexim

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në emisionin Rubikon të Klan Kosovës, tha se kuvendi ka dështuar për të 47-ën herë për t’u konstituuar për shkak të kokëfortësisë politike të Albin Kurtit.

Derisa dy letrat zyrtare për bashkëpunim që Albin Kurti ia ka dërguar LDK-së, ai i ka quajtur dëshirë politike të tij, për çka thotë se e kanë refuzuar pa asnjë vonesë.

Haziri është deklaruar i prerë se nuk do të ketë asnjë koalicion me Vetëvendosjen, për shkak të përvojës që kanë nxjerrë nga bashkëpunimi, pak më shumë se 50 ditor që kishin në vitin 2020.

“Ne nuk e shohim në dioptrinë e Kurtit bashkëpunimin. Ai e sheh si akt që realizohet për qëllime të caktuara politike në momentet kur ai ka nevojë. Ne bashkëpunimin e shohim si proces në të cilin ndërtohen qëllime të përbashkëta, angazhime të përbashkëta e deri te mirëbesimi për realizimin e tyre. Agjenda e republikës, kërkesat e kohës, ka shumë probleme ky vend, qoftë ndonjë reformë në arsim, shëndetësi, ekonomi ajo është diçka që na bashkon”, tha Haziri në Rubikon.

Për më tepër, ai tha se Kurtit i duhet bashkëpunimi me LDK-në për shkak të “thinjave”.

“Kjo nuk mundet me ndodhë vetëm kur ti ke nevoje e ki arsye me thanë prej sotit ne jemi bashkëpunëtorë. LDK-ja i duhet për shkak të thinjave, në kuptimin e përvojës, lojalitetit. Te LDK-ja e gjejnë atë përvojën e njerëzve që e merr, e din çka punon. Se ne në të gjithë bashkëpunimet me të gjithë e kemi pas, edhe në bashkëpunimet partiake edhe ato institucionale kemi qenë të tillë”, tha Haziri.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

cristiano ronaldo mund te rikthehet ne serie a 6876ae782c1cd
Lajmi i mëparshëm

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A?

orban nis procedurat per sanksionimin e ukraines 6876afa18e86d
Lajmi i radhës

Orban nis procedurat për sanksionimin e Ukrainës

Të fundit nga

ShkoLartë