kurti viziton station f ne paris njihet me kompanite e teknologjise dhe inovacionit 6af1d40608a6c

Kurti viziton STATION F në Paris, njihet me kompanitë e teknologjisë dhe inovacionit

November 9, 2026
1 minut lexim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës në Francë, ka vizituar qendrën e teknologjisë dhe inovacionit STATION F në Paris, e njohur si kampusi më i madh në botë për startup-e.

Përmes një postimi, Kurti bëri të ditur se aty është takuar me përfaqësues të kompanive që zhvillojnë platforma të inteligjencës artificiale, sisteme autonome nënujore dhe dronë detarë për sigurinë dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike.

Ai theksoi se sektori i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK) aktualisht përbën 6 për qind të Bruto Produktit Vendor të Kosovës, ndërsa vlerësoi se potenciali për zhvillim është edhe më i madh.

Sipas Kurtit, bashkëpunimi dhe partneritetet me qendra të tilla mund të ndihmojnë në zhvillimin e mëtejshëm të këtij sektori në Kosovë.

Postimi i plotë:

Një ndërtesë njëshekullore, që ishte ngritur dhe kishte shërbyer si depo kryesore mallrash e stacion trenash në Paris deri në vitin 2000 kur ishte mbyllur, tash e mëse një dekadë është qendër e teknologjisë dhe invocacionit.

Me rreth 34 mijë metra katrorë hapësirë, dhe brenda saj, me më shumë se 700 investitorë, me qasje për më shumë se 9,000 startup-e dhe më shumë se 30 programe, STATION F është aktualisht kampusi dhe inkubatori më i madh në botë për startup-e.

Mes tjerash aty patëm mundësi të takohemi me përfaqësues kompanish që veprojnë në mes administratës publike, shkencës së sjelljes dhe inteligjencës artificiale, nëpërmjet zhvillimit të platformave të integruara për mbështetjen e vendimmarrjes dhe hartimin e politikave publike, por edhe me të tjera të teknologjisë së mbrojtjes (Defence Tech), të specializuara në zhvillimin e sistemeve autonome nënujore dhe dronëve detarë për mbrojtjen e flotave ushtarake, porteve dhe infrastrukturës kritike ujore.

TIK është nga sektorët më dinamik të ekonomisë sonë dhe aktualisht përbën 6 për qind të Bruto Produktit Vendor. Potenciali është më i madh se kaq, andaj ndërtimi i një ekosistemi, krahas bashkëpunimit, shkëmbimeve, përvojave dhe partneriteteve me eskpertë e qendra të tilla, i shërben përmbushjes së tij.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

palmer maqedonia ka bere gjithcka qe i kerkoi be ja por bllokada nga bullgaria vendos nje precedent te keq per te gjithe rajonin 6af1d3a379e26
Lajmi i mëparshëm

Palmer: Maqedonia ka bërë gjithçka që i kërkoi BE-ja, por bllokada nga Bullgaria vendos një precedent të keq për të gjithë rajonin

hitaj per protesten efektive me kembe te thyer dhe demtime ne kafke zero leke nga buxheti per mjetet speciale 6af1d45c0dcc8
Lajmi i radhës

Hitaj për protestën: Efektivë me këmbë të thyer dhe dëmtime në kafkë! Zero lekë nga buxheti për mjetet speciale

Të fundit nga

ShkoLartë