Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj këtë të hënë ka marrë pjesë në Komisionin për Çështjet e Brendshme ku ka folur lidhur e protestat e studentëve. Gjatë fjalës së tij, Hitaj ka pasqyruar edhe disa foto të efektivëve të lënduar në protesta.
Lidhur me mjetet speciale dhe akuzat për shpenzimet, Hitaj theksoi se nuk është përdorur asnjë fond nga buxheti i shtetit. Ai shtoi se efektivët janë përballur me sulme sulmet teksa po kryenin detyrën për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike.
“Zero lekë nga buxheti i shtetit për këto mjete. Përderisa nuk është shpenzuar asnjë lek, s’ka vend për diskutim. Policia përdor pajisjet speciale që ka në dispozicion dhe i përdor ato në bazë të ligjeve dhe dokumenteve përkatëse. Këtu përfshihen mjetet speciale, autobotet, dronët dhe mjetet e tjera që përdoren gjatë protestave. Ato janë marrë në përdorim nga policitë partnere dhe nuk janë dhuruar.
Sa u përket dëmtimeve të punonjësve të policisë, nuk do të doja të kishte asnjë të dëmtuar. Por fakti është se, ditën e parë të protestës, policia ka qenë në ruajtje të objekteve shtetërore dhe është kujdesur për mbarëvajtjen e tubimit.
Efektivët janë përballur me një sulm të paparë më parë, me një breshëri gurësh. Është ndërmarrë edhe një sulm ndaj institucioneve. Ka punonjës me këmbë të thyer dhe me dëmtime në kafkë, si në Shkodër”, tha Skënder Hitaj.
Burimi: botasot.info


